PD: Do të investojmë 1.8 mld euro në 4 vite, Buxheti i Shtetit përfiton mbi 20 mld

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, tregoi detaje për programin e PD-së për ekonominë kur foli në Real Story në tv News 24.

 Ai tha se me taksën e sheshtë, do të përpiqet të “thithen” investitorët e huaj, të cilët sipas tij që tani kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri.

Gjithashtu ai tha se të gjitha investimet e bëra, në shumë sektorë, përllogariten diku tek 1.8 miliardë euro për katër vite, ndërsa sipas Telitit, përfitimet në buxhetin e shtetit do të jenë mbi 20 miliardë euro.

“Ne kemi investitorët e huaj, që me këto taksa nuk investojnë në Shqipëri. Ne kemi dhënë prova që për investitorët e huaj, dimë si t’i thithim ata, po duhet të plotësojmë kushtet. Pritshmëria jonë është të kemi një kompensim. Nga njëra anë të heqim të ardhurat, duke gjeneruar rritjen ekonomike. Është kahu i të ardhura dhe i shpenzimeve, tek të ardhurat do të kemi më shumë, kemi eksperiencën e vitit 2007. Mjafton të ulësh taksën dhe formalizmi vjen, nuk formatizohet e gjithë ekonomia. Rritja e pensioneve me 50 milionë euro në vit, strehimi prej 10 milionë eurosh, dyfishimi i ndihmës ekonomike. Pra shikohet tek 100 milionë euro. Ulja e sigurimeve është 300 milionë euro. Duke gjeneruar rritej ekonomike, duke sjellë investitorët të huaj, që janë të gatshëm të vijnë që nesër, ne kemi parë projektet. Pjesa e shpenzimeve vjen 400 milionë euro vitin e parë, 460 milionë euro vitin e tretë. Të katër viteve kjo përbën 1.8 miliardë euro. Ndërsa për katër vite buxheti i shtetit është mbi 20 miliardë euro”, tha Teliti.

One Response to “PD: Do të investojmë 1.8 mld euro në 4 vite, Buxheti i Shtetit përfiton mbi 20 mld”

Read below or add a comment...

  1. Illo says:

    Kam nje vrejtje shoqerore , per ata , qe komentojne shifra me hamendje . Shifrat jane shume kokforte dhe me to nuk mund te fantazohet . Me to operohet vetem me fakte . Fjalite kushtore ( po qe se etj ) , marrin karakter fantastiko – shkencor , cedojne te prralla . Nuk di ne se me kupton drejt . Ne se do ta mbashe parasysh , kete , qe te bera vrejtje , te jeshe i sigurte se votusit do te vleresojne me shume . Fjala vjen , une jam nje votus dhe kur thua ti , po te ishim etj etj , degjusit e plotesojne me aforizmat shqiptare , qe dihen boterisht .
    Me shume konsiderate : I. Foto

Comment

*