“PD nuk hyn në Kuvend, nëse nuk votohet vetingu për politikanët

Tiranë, 5 tetor 2018 – Partia Demokratike (PD)  është e vendosur të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit, nëse nuk miratohet propozimi i opozitës për vetingun e politikanëve.

“Nëse nuk votohet vetingu, ne nuk jemi në Kuvend. Është qëndrimi i shprehur i PD-së”, ka deklaruar deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në Ora Neës.

“Ne nuk mund të rrimë në një Kuvend me banditë, përdhunues, kriminelë dhe persona që i përdorin këta për të gjeneruar pushtet. Ne kemi propozuar zgjidhjen në këtë situatë dhe nuk e di kush mund të jetë zgjidhja tjetër dhe si mund të rrimë ne një Parlament ku nuk mund të debatohet për një projekt-ligj apo për ndonjë formë të zhvillimit të Shqipërisë, por debatohet me gjuhën e forcës, përdhunimit dhe hajdutllëkut në këtë vend”, ka shtuar ai.

Salianji ka thënë se Komisioni i Venecias është shprehur njëherë për këtë proces dhe ajo që po bën tani  mazhoranca, sipas tij, është thjesht zvarritje e procesit.

“Komisioni i Venecias është shprehur për raste të ngjashme, është shprehur për vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është shprehur në rastin e personave që zgjidhen dhe për ligjin e dekriminalizimit. Ky është një vazhdim i vetingut dhe dekriminalizimit, kështu që Komisioni i Venecias është shprehur”, ka thënë ai.

Aalianji ka thënë se mazhoranca po e zvarrit qëllimisht procesin e vetingut për politikanët.

“Kjo është një zvarritje pafund e procesit, për të shpëtuar dhe për të qëndruar akoma në detyrë personat që janë të lidhur me krimin, në të gjitha palët politike. Zvarritja e votimit të amendamentit tonë për ndryshimet kushtetuese i shërben vetëm një grushti politikanësh”, është shprehur deputeti i PD-së. (r.m.)

One Response to ““PD nuk hyn në Kuvend, nëse nuk votohet vetingu për politikanët”

Read below or add a comment...

  1. kreshniku says:

    Eshte e domosdoshem
    Nje parliament I korruptuare nderkombtarish
    Duh pastrohet fillimishte.
    Duke parlameti perform venetian per mbrojti duke I thane

    Ghykimi I polities biekndershtim me kudhtetuten
    Atehere ndrroje shtije nude adkse asgje aka te kewe.
    Kreshniku

Comment

*