PD: Rama favorizoi kompanitë e basteve të Agron Xhafës

Tiranë, 15 shtator 2018 – Partia Demokratike vijon akuzat se qeveria Rama ka favorizuar kompanitë e basteve të zotuara, sipas saj, nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës”, tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

PD publikon dhe një grafikë.

“Sic tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017”, tha Alibeaj.

“Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve”, tha Alibeaj, citon Ora News.tv. (r.m.)

Comment

*