PDIU bashkon votat me PS në Kuvend

Shumica parlamentare ka rrëzuar me 75 vota kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e deputetit Saimir Tahirit.

Pas paraqitjes së dy raporteve nga mazhoranca dhe opozita (PD-LSI), ato janë hedhur në votim.

Me 75 vota shumica në pushtet i tha JO kërkesës së autorizimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin. Me miratimin e raportit të maxhorancë  prokuroria mund të ushtrojë kontroll banese si dhe të vijojë hetimet.

Opozita në sallë, PD-LSI ngriti 60 kartona jeshil në favor të kërkesës së prokurorisë.

Ndërsa në momentin e votimit munguan vetë deputeti Saimir Tahiri, deputeti Tom Doshi, Vangjel Tavo dhe Agron Çela nga LSI si dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se tre deputetë të PDIU bashkuan votat me socialistët duke votuar kundër kërkesës së prokurorisë.

Nga 75 vota kundër autorizimit, 72 mandate ishin të PS dhe tre të PDIU.

Nga PD dhe LSI nuk kishte asnjë rjedhje vote përveç faktit se dy deputetë të LSI nuk ishin në sallë.oranews

Comment

*