Prishtinë, 19 prill 2017 – Partia më e madhe në vend, PDK-ja, po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet të mbahen në fillim të muajit qershor, ndërkaq partneri i saj i koalicionit është kundë mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme, duke këembëngulur që ato të organizohen vitin e ardhshëm.
Megjithkëtë, PDK-ja nuk ka marrë ende vendim përfundimtar për prishjen e koalicionit me LDK-në dhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë për gazetën “Zëri” se udhëheqja e partisë nuk ka ende një vendim zyrtar, por ka shprehur bindjen se zgjedhje të parakohshme do të ketë dhe ato do të mbahen më 28 maj ose më 4 qershor.
“Të them të drejtën, nuk ka qëndrim zyrtar, por prej fillimit është thënë se në fund të majit apo në fillim të qershorit. Jozyrtarisht po flitet për 28 majin ose 4 qershorin. Unë jam insistues që të mbahen këto zgjedhje”, ka thënë Buja
Partitë opozitare thonë se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më parë, sepse deri më tash është humbur tepër shumë kohë.
Analistët politikë i shohin si favorite të këtyre zgjedhjeve PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-në e shohin përsëri si partner të koalicionit të ri qeverisës. (r.m.)