PDK-ja ia hedh fajin LDK-së për mungesën e votave për demarkacionin

Prishtinë, 17 prill 2017 – Partnerët e koalicionit qeverisës kanë dallime sa i përket procedimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në mungesë të ujdisë, përmes së cilës PDK-ja dhe LDK-ja zotohen se do t’i bëjnë votat brenda grupeve të tyre parlamentare, Qeveria është rezervuar t’ia përcjellë projektligjin organit ligjvënës, shkruan sot Koha Ditore.

Një burim i afërt brenda koalicionit i ka thënë gazetës se vota kundër ka prej dy partive. Por, sipas tij, PDK-ja po ia hedh gjithë fajin deputetëve të LDK-së.

Sipas burimit, kjo po bëhet për shkak të frikës se kjo çështje mund të shkaktojë përçarje brenda PDK-së, rrjedhimisht edhe humbje të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Por analistët i kanë bërë përgjegjës të dy partnerët e koalicionit për çështjen e demarkacionit. (r.m.)

Comment

*