PDK shpreh rezerva ndaj marrëveshjes Kosovës e Serbisë

Prishtinë, 4 shtator 2020 – Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë, shprehu rezerva ndaj marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës e Serbisë, të nënshkruar në Uashington.

Kjo parti e kritikoi delegacionin e Kosovës për, siç u shpreh, “humbje të mundësisë për një marrëveshje përfundimtare që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB“.

“Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes. PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike duke nënvizuar se është edhe më e rëndë në qoftë se ka cenim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës“, thuhet në reagimin e PDK-së.

(r.m.)

Comment

*