Peci: Ideja e presidentit Rugova po dhunohet nga ide totalitare

Prishtinë, 20 qershor 2020 – Kundër propozimit të kryetarit të LDK-së për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti, ka dalë edhe Faton Peci, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Peci ka thënë se kjo është një tendencë e re në LDK, e cila mund të çojë në përfundimin e ”projektit të  quajtur LDK”.

Peci ka bwrw tw qartw se ai do tw votojw kundwr propozimit pwr shkarkimin e zonjws Osmani.

”Sot votoj kundër shkarkimit, sepse jam kundër diferencimit dhe në mbrojtje të frymës së Rugovës!”, ka theksuar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Pecit:

Edhe 2 orë, deri tek udhëkryqi i madh i LDK-së. Forca kohezive që e mbajti gjallë LDK-në si partinë e parë antikomuniste ishte presidenti Ibrahim Rugova, i cili kultivoi me devotshmëri frymën e tolerancës dhe respektimit të mendimit ndryshe. Paradoksalisht, sot ideja e presidentit Rugova po dhunohet nga ide totalitare që i trishtohen mendimit ndryshe. Kjo tendencë mund ta përfundojë projektin e quajtur LDK dhe kauzën ‘Liri, Pavarësi, Demokraci’. Është në ndërgjegjen e secilit anëtar të LDK-së dhe secilit të përfshirë në strukturat drejtuese të vendosë se çfarë do të jetë LDK-ja nesër! Një LDK, timoniere dhe bartëse e procesit të konsolidimit të shtetit apo subjekt që përfundimisht shkëputet nga tradita politike e saj! LDK-ja ka kuptim vetëm si prijetare e demokracisë dhe mendimit ndryshe. Pa këtë atribut, LDK-ja mund të mbetet vetëm e lidhur nyjë dhe në funksion të një grupi të ngushtë, të cilët çdo ditë e më tepër po përfshihen në tendencën e delëdëkizimit! Sot ka nevojë të mbrohet demokracia, të mbrohet LDK-ja dhe të mbrohet konsistenca politike! Sot duhet të mbrohet Kosova, sepse ajo është LDK-ja! Sot votoj kundër shkarkimit, sepse jam kundër diferencimit dhe në mbrojtje të frymës së Rugovës!.

(r.m.)

Comment

*