Peja ’68 dhe 50-vjetori i kërkesave për Republikë, Kushtetutë e Vetëvendosje

Zymer U. Neziri

Viti 1968, me kërkesat kryesore për Republikë, Kushtetutë e Vetëvendosje u bë pjesë e historisë më të re dhe lidhet edhe me kohën nga Kongresi i Berlinit, 1878, kur Fuqitë e Mëdha e copëtojnë Shqipërinë dhe krimi i tyre vazhdoi me ricopëtimin e Shqipërisë dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913. Viti 1968 ta kujton se sot Republika e Kosovës ka vetëm një pjesë të vogël të territorit të Vilajetit të Kosovës dhe bashkë me Republikën e Shqipërisë kanë vetëm afër gjysmën e viseve shqiptare. Siç e dini, ajo u copëtua edhe sivjet, më 21 mars, kur 80 deputetë ia dhuruan Malit të Zi një të tretën e Rugovës dhe një pjesë të Podgurit. Viti 1968 lidhet me kohën kur tre milionë shqiptarë ishin nën sovranitetin e Serbisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi, dhe dolën në demonstrata. Demostratën e parë e organizoi Grupi i studentëve të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren. Ky grup, në krye me studentin Meriman Braha, ishte bërthamë e organizimit në Rrafshin e Dukagjinit, në Prizren, më 6 tetor, në Therandë (Suharekë), më 8 tetor, përgjegjës Haxhi Bajraktari, dhe për Pejë, më 19 tetor, përgjegjës Zymer Neziri. Ky grup ishte në lidhje edhe me një grup tjetër, për Rrafshin e Kosovës, në Prishtinë. Lidhjen e mbante studenti Isa Demaj, që veproi edhe në themelimin e Grupit të Pejës, në or-ganizimin e Demonstratës në Pejë dhe mori pjesë edhe në Demonstratën e Prishtinës, ku u plag-os.
Grupi i Pejës, ku bënin pjesë edhe Ramadan Blakaj dhe Xhemajl Gashi, organizoi grupe pune në qytet (nxënës, studentë, arsimtarë, zejtarë, fshatarë) dhe veproi në ilegalitet të thellë. Nga grupet në qytet, kryesori ishte ai i Shkollës Normale: Miftar Tishuku, Demë Mulliqi, Rexhep Ferizi, Sylë Kuçi, Sadik Binaku. Xhemajli e koordinonte punën me këtë grup dhe veproi me shumë përkushtim. Edhe Ramadani veproi me kujdes dhe guximshëm me grupin thetër, të Shkollës Ekonomike. Organizime u bënë edhe në Gjimnaz dhe pjesërisht në Shkollën e Lartë Komerciale.
Zejtarët Rexhep Berisha e Ali Azem Lajçi, me nx. Emine Neziri kanë përgatitur tërë natën shenja identifikuese kuq e zi për demonstrantë, kurse studenti Murat Gorani e pranoi detyrën dhe e solli në Pejë flamurin nga Prizreni. Dua të shtoj se për flamurin kishim më shumë frikë nga ndonjë sulm i popullsisë malazeze sesa nga policia, prandaj u krijua edhe njësiti i mbrojtjes së tij dhe ai ishte shumë i suksesshëm para rrezikut te St. i Trenit. Fatkeqesisht, ai u dogj në pranverën 1999.
Peja dukej madhështore më 19 tetor 1968, nga brohotitjet e rreth 7000 demonstruesve për Repu-blikë, për Flamur, për Kushtetutë e për Vetëvendosje. Peja nuk ka qenë asjnëherë më e gjallë se atë ditë nga këngët atdhetare, që ushtonin deri në Zatra e në Tabje dhe deri në Grykë të Ru-govës. Peja i shtroi edhe me shkrim kërkesat e veta, që u lexuan në shesh, dhe ia lëshoi radhën Prishtinës. Ndihmuan në organizim edhe Sadri Kelmendi, arsimtar, Riza Smaka, student, Tafë Shala, bujk, nx. Hatmane Selmanaj, Shahë Fetaj, Shpend Blakaj, Sadik Gashi e shumë e shumë të tjerë. Sa do të doja t’i përmend të gjithë, por kjo sot nuk është e mundur. Ndihmë dha edhe brezi tjetër: Ramadan Shala, Remzi Baloku, Neziri Gashi, Murteza Nura, Avni Lama, Ymer Neziri etj., si dhe brezi para tyre: Sylë Mehmeti, Mulla Zekë Bërdynaj, Sami Peja, Hajrullah Gorani etj.
Sot, përulemi para pjesëmarrësve të 19 tetorit ‘68, që nuk jetojnë më. I kujtojmë me respekt mbrojtësit tanë nga sulmet politike dhe akuzat, në tubimet e bashkësive lokale, kurse Kapeshni-cën e trimërisë e kujtojmë me krenari, ku u mbajt edhe takimi i parë i Grupit të Pejës, te Mullini i Bekës. Brezi ‘68 bën të quhet hallkë historike e bashkimit të kombit të ndarë shqiptar, që i hapi derën Brezit ‘81 dhe shënon fillimin e shpërbërjes së Federatës jugosllave, që tash nuk ekziston, pas luftës fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

One Response to “Peja ’68 dhe 50-vjetori i kërkesave për Republikë, Kushtetutë e Vetëvendosje”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Në 50-vjetorin e Demonstratave të 1968

    NGA DEMONSTRATAT E 1968 E DERI TE UÇK-JA
    Me 27 Nëntor 1968, studentët shqiptar në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e Podujevë, thyen tabunë e të demonstruarit në shtetin Komunist Jugosllav. Më 11 Mars 1981 në Prishtinë simobilisht u “përmbysen pjatat”, njëkohësisht filluan përmbysjen e sistemit komunist nè ish-Jugosllavi. Studentët shqiptar më 1 Tetor 1997 protestuan paqësisht në Prishtinë kundër dhunës sërbe, dhe thyen rehatinë e durimit të “politikës paqësor”. Më 28 Nëntor 1997, dalja publike dhe Veprimi ushtarak i UÇK-së, prishi shëmtinë e përçarjes dhe qetësinë e nënshtrimit të heshtur, që shkonte kah nënshtrimi e pajtueshmeria me robërinë e dhunës okupuese sërbe.

    Ngjarjet e 1968, ishin shpërthim i parë i demonstrimit të hapur për kërkesat tona të natyrshme politike e kombëtare. Praktikishat, këto ishin demonstratat e para në shtetet e lindjes me sistem komunist. Në Nëntorin e madh, u dëshmua se; Te shqiptarët në Kosovë dhe treva të tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, nuk është fshirë e as plotësur aspirate e ndjenjës kombëtare për lirie e pavarësi. Aspiratë, kujtesë pozitive historike e përcaktuar, që nga Lidhja Shqiptare të Prizrenit (1878), dhe e përseritur në Mbledhjen e Bujanit, ditën e fundit të 1943 dhe dy ditët e para të 1944, e thënë me këmbëngulësi e trimëri, nga komunistët shqiptarë, ku ishin prezent edhe përfaqësues sërbë, por edhe të huaj, e ripërsertur edhe me gykën e puahkës e trimëri kundështuese politike e kombëtare nga Shaban Polluzha. Pas luftës e shprehur edhe poltikishte e kombëtarisht në “Procesin e Prizrenit”, e shtypur nga komunistët slave me kodet komuniste, me denime drakonike deri në pushkatime, me qëllim që, t’ju tregohet trishtueshëm shqiptarëve se kanë trokitur në dyer të “gabuara”, ndëshkimet komuniste sllave do t’ju fusin frikë e tmerr. Të njohura e të përjetuara ishin grupe të shumta veprimtarësh të çështjes kombëtare dhe individ shqiptar, që përjetonin tmerre në trajtimet policore serbe dhe denimet të rënda burgu për “veprimtari armiqësore” të individëve e grupeve të shumëta shqiptare. Dimërin 1955/56 UDB-ja sërbe organizoi “Aksionin e Armëve” për rrahjen, frigësimin e ndjekjen masive të shqiptarëve, kur gjëja, në kërkim të armëve, trajtoi, rrahu, gjymëtoi me qindra e mija shqiptarë dhe vrau tre nga ata. Shqërngulja e disa qindra mija shqiptarëve në Turqi, dëmtoi më shumë se kurrë më parë substancën kombëtare shqiptare. Pastaj, në vazhdimësi UDB-ja u bë hije përcjellëse e ndjekjes së shqiptarëve, duke I arrestuar e trajtuar me dhunë fizike e psikike, duke i kërcnuar, për punën, bisedat, shpeshherë edhe të zgjeruara, deri në shpifje e sajime për mendimin përcaktues kombëtar, Janë të njohura burgosjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Kadri Halimi, Metush Krasniqi, Ali Aliu dhe strallit të madh që do shëndrrohet në simbol të rrezistencës kombëtare Bacë Adem Demaçi 1958 dhe përseri me goditje edhe më të rëndë e me masa edhe më të ashpëra ndëshkuese më 1964, edhe me më shumë bashkëvepriumtarë 1975. Gjithënjë në ndjekje të shqiptarëve nga sistemi komunist titist, ndër ta edhe të disa shqiptarëve, të cilët me verbëri shërbëtori ishin në shërbim të okupuesit.
    Gjithë sistemi komunist Jugosllav, ishte në vetëbindje për stabilitet politik, sepse, sipas tyre, Titoja kishte krijuar një opinion përsonal, por edhe për shtetin Jugosllav dhe politikën ndërkombëtare, se sistemi komunist vetëqeverisës, ka një rend komunist të veçantë liberal me të drejta të barabarta për gjitha nacionalitetet të shumta që jetojnë në këtë shtet të përbashkët. Këtë sistem komunistët sllav, praktikish e kishin improvizuar të tillë, por, nga mbënda e mbanin nën kërcnim të ligjit e aplikimit të diktatit e dhunës. Këte dhunë të ngritut në nivel shtetëror, do ta “demkos” e do t’ja prish namin ndërkombëtar e përmbenda reahtine, rinia e posatfilluar intelektuale patriotike, studentore shqiptare, e mbështetur dhe e përkrahur nga masat shqiptare, me Grupin e Studentëve të Shkollës së Lartë në Prizren më 6 tetor 1968 në nisen Demostratat me kërkesa të drejta të kaozës kombëtare e historike, nga në sinkronizim vazhduan, më 8 tetor në Suharekë-Therandë, 19 tetor në Pejë, e më 27 Nëntor 1968 në skenën e madhe në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e Podujevë. Demontratat e studentëve kosovarë u shtrijne edhe në hapësira shqiptare jashtë Kosovës, demonstrata me kërkesa kombëtare kishte edhe në Tetove më 22 e 23 dhjetor 1968 dhe në Ulqin me 11 Qershor 1969 Me demonstrim të hapur, e kërkesa të arsyehsme kombëtare, e vendosshmëri të guximshme kundër sistemit antishqiptar komunist Jugosllav. U demonstrua kundër padrejtësisë e shkeljet që ai sistem bënte ndaj shqiptarëve, padrejtësishtë të ndarë nga tërësia shtetëror etnike kombëtare, e të ndaluar prej atdheut, historisë, gjuhës dhe simboleve kombëtare, popullit e shtetit të tyre Shqipërisë. Këto vëlime shpërthyese, si vullkani, dolën pa pritur e pa parashikuar nga asnjë nivel e mjedis politikë sistemit vendore komunist sllav. Këto demonstrata, pavarësishtë dhunës e represionit që kishte aplikuar okupuesit komunist ndaj shqiptarëve, demonstratat ishin befasuese e shqetësuese, për politikën dhe shtetin Jugosllav, Demonstratat ishin dëm e dëshprim për sistemin politik komunist, aq sa ishin kurajuese e dëshmi e zgjimit kombëtar për shqiptarët. Pasi, pushtetarët Jugosllav, kishin mendje të mbushur se, shqiptarët i kanë shtypur deri në atë nivel, sa ju kanë topitur mendjen për ringritje në kuptimin kombëtare. Opinion politik kishte bindje se rehatia material që, as ajo nuk ishte në nivelin e viseve e popujve të tjerë, do t’i mbajë kështu të qet, pa ndonjë arsye të ndonjë ringjalljeje të ndjenjës kombëtare a fetare, edhe për shumë kohë të ardhme. Poashtu, këto demonstrata ishin dëshprim për sistemin dhe “famën” që kishte Jugosllavia, personalisht Tito në politikën ndërkombëtare, jo vetëm në bllokun e tretë të të Painkuadruarëve, për të cilin Tito e Jugosllavia bashkë me Nehrun e Indisë e Naserin e Egjiptit, praktikisht ishin personalitete më popullore në politikën ndërkombëtare,(Konferenca e Parë Themeluese u mbajt me, 1961 në Beograd), që mendohej të qëndronte dhe të ju kundërvihej dy blloqeve ideologjike të forcave të fuqishme ushtarake, blokut kapitalist NATO, dhe Paktit ushtarak komunist të Varshavës.
    Në demonstrate Nëntorit 1968, u bënë këto kërkesa: Që Kosova të këtë Kushtetutë, e jo statut, siç e kishte deri atëherë. Të ketë Univesitet në vete, jo në kuadër të Beogradit. Që shqiptarët të kenë të drejtën e papengueshme në përdorimin e simboleve kombëtare, flamurit kombëtar shqiptar, për çka deri atëherë, ishin ndjekur e burgosur shume atëdhetar,si Bacë Adem Demaçi, e shumë veprimntarë të çështjes kombëtare shqiptare. Ndërsa, kërkesë kryesore-bosht, ishte Kosova Republikë, e cila shqetësoi shumë themelet e sistemit dhe strukturat politike, antishqiptarit tito dhe atyre që ishin rreth tijmadsje shqetësim shprehen e dhe kuandot komuniste shqiptare, të cilat ishin në shërbim komunist slave. Ky termet shkundulloi rehatine e emprovizuar të sistemit komunist jugosllav.me këto kërkesa dhe të tjerat, që kërkonin korigjime në sistemin ekonomik, jehuan thellë në opinionin e mbendshem dhe ate Botëror. Demonstratate 27 Nëntorit 1968 ishin ngjarjet e para qe ia prishën “namin” e imigjit politik e shtetëror propogadës sllave të Jugosllavisë Vetëqeverisëse të “Vëllazërim-Bashkimit” të kombeve dhe kombësive në Jugosllavi. Këto ngjarje nuk shpëtuan pa u ndëshkuar nga “buzagazi”me mizdrak pas shpine tito, duke I denuar organizatorët dhe pjesëmarrësit me vite burg të rëndë, denime e ndjekje të shqiptarëve të cilat, sikur ju duken të mangëta, do t’i plotësojë edhe më 1972, në emër të “Letrës së Titos”, kur u ndëshkuna me largim nga puna e forma të tjera ndjekjeje e ndëshkimi qindar atdhetarë shqiptarë, të cilët ju kishin “shpëtur” Komiteteve e niveleve partiake të 1968. Ndëshkimet nuk thyen, as nuk zbehen ashpërsine e vendosshmërisë këmbëngulëse për kërkesat e parashtruar në demonstrata. “Zhdërvjelltësia” e politikës komuniste sllave u tregua hulumtuese në prekjen emocionale të shqiptarëve, për fillim provoi me lejimin e flamurit kombëtar në përdorim zyrtar, më 1969, Më 1970, u detyrua të lejon hapjën e Universitetit, Në vazhdim 1971 leshoi në diskutim publik Amandmanet e Punëtorëve që, u finalizuan me Kushtetutën e Kosovës më 1974. Me përmbushjen e kërkesave të studentëve , kuadrot komuniste shqiptare, të cilat për 20 vjet, nga 1948-1968, nuk kishin hap asnjëherë gojen në asnje nivel apo mjedis, as për dhunën shtetërore denimin e burgosjet e shumta, ndjekejn dhe rrahjen ndaj shqiptarëve, as për dëbimin e tyre në Turqi. Tash filluan të rrahin gjoks e të krrokasnin prapa shpine të padronëve të cilëve verbërishtë ju shërbenin se, këto ishin merita dhe këta meritorët që nxorren këto të drejta për popullin e tyre shqiptar. Madje, disa nga ata, që janë të gjallë ende sot në Kosovën e pasluftës, po krokasin për këto plotësime të kërkesave të arsyeshme dhe të drejta kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, të drejta që rinia studentore atdhetare shqiptare i nxorrën me sakrificë e vuajtje, me mund, vuajtje e gjak, madje edhe duke shtruar jetën e tyre drejtë fitorës. Demonstratat e Nëntorit 1968, ishin nisma, ishin stralli që nuk ndali rrugëtimin atdhetar të vazhdimësisë drejt realizimit dhe aspiratës qëndrore, ndarjes së Kosovës nga Sërbia dhe mëvehtësimit të sajë shtet I pavarur e neutral. Gjitha përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë kalonin përmes sakrificës e rrezikimit nga sistemi administrative komunist dhe sigurimi i shtetit UDB-ja. Administrata shtetërore ashpërsonte dhunën dhe ndjekjet, kudo që veneronte apo hetonte, përmes langojve të saja, për qitje kokë, apo zë në drejtim të çështjes shqiptare. Kështu, u ndjeken dhe u denuan ashpër nga 15 deri në 4 vjet burg të rëndë, Grupi i Kamenicës 1975, prej 35 intelektualëve e veprimtarëve të spikatur të ciltët kërkuan prishjen e shenjët të bashkëjetesës. Po kështu, më 1979, pas vizitës së fundit të titos në Kosovës , armikut më tinzar të shqiptarëve, në fillim të vjeshtës 1979, vizitë të cilën rinia dhe intelektualët shqiptar, e pritën me parulla e shkrim të ndryshme se, nuk je I dëshirura per hapësirat shqiptare, për çka tito urdhëroi politikën dhe sigurimin administrative-UDB-n e shtetit që, të arrestohen ata që hudhën parulla dhe shprehen pakënaqësi për këtë vizitë të tija. Menjëherë, sigurimi filloi arrestin dhe për pak ditë arrestoi e burgosi mbi 400 të rinj e të reja nxënës, student, mësimdhënës e intelektual të niveleve e mjediseve te ndryshme të Kosovës. Pas trajtimeve policore e torturave fizike e shpirtërore, para “ligjit” dolën dhe u denuan nga 8 deri në 4 vjet 8 veprimtarë të çështjes kombëtare.
    Në vazhdimësi u përgatiten ngjarjet e madha të”Pranverës së madhe të Kosovës”, që filluan me një simbolik domethanëse, me “përmbysje të pijatës”, në Menzën e studentëve në Prishtinë në darkën e mbëmjes së studentëve më, 11 Mars 1981. Dhe nga ajo fillesë “sociale”, u shtri deri në masovitet të gjitha moshave, niveleve e mejdiset shqiptare. Paraprakisht, ishin pjekur gjitha parakushtet për aktualizimit hapur të kërkesave kombëtare e politike shqiptare. Kjo lavë vullkani e flakë që nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u ngrit në nivel kombëtar gjithëpopullor dhe u shtri në gjithë Kosovën. Këtu, u përfshinë gjitha nivelet e grupmoshat. Këto Demonstrata vazhduan në pas, më 26 Mars 1981, kur ishte edhe stafeta e titos. Asaj dite udhëheqësit komunist ishin të shqetësur, rrinin të shtanguar në tribunat festive, përkundër forcave të mëdha ushtarake e policore nga gjithë ish-jugosllavia, qeveritarët Kosovar dhe ata nga Beogradi, ishin të shqetësuar e fikgësuar mos t’ju ndodh e keqja në këte Ditë të veçantë festive. Vazhdimësia e demonstrimit shqiptar mori shtrirje gjithpërfshirëse më 1, 2, e 3 Prill 1981, kishte tensione në gjitha qendrat e Kosovës, demonatratat u shtrijnë në gjitha trojet e mjediset shqiptare në Kosovë dhe kishin përmbajtje domethanëse të gjërë kombëtare, ato, shprehnin formën dhe përmbajtjen e synimit të aspiratës nga lashtësia e e lavdisë historike deri në përmbarim. Këto demonstrate bashkë me “Solidarnostin” polak në Gdanjski, lëkundën ndërgjegjen e Evropës dhe opinionit botëror. Ishin “termet” për sistemet komuniste lindore dhe ju tërhoqën vemendjen opinibonit demokratik të analizojnë çështjen e përshtypjesë pozitive ndaj Jugosllavisë vetëqeverisëse e politikës së saj lideriste e të painkuadruarëve. Pranvera e Madhe 1981, konfirmoi urrejtjen hakmarrse sërbe ndaj shqiptarëve,duke rrënuar gjithçka nga vlera shpirtërore e material shqiptare. Por, shqiptarët me rezikime e skrafica I shtyjnë proceset e çlirimit kombëtar, më 1989-90, organizuan subjekte partiake, LDK më 23 Dhjetor 1989, e humanitare, KMDLNJ më 14 ՚nëntor 1989 dhe, formësuan hapur kërkesat kombëtare, krijuan një unifikim politik shqiptarë në Kosovë, njëherit ndërkombëtarizuan çëshjten shqiptare në Kosovë e rreth Kosovës. Kur, as këto veprime demokratike nuk hasën në tajtim normal politik, demokratik e njerëzor. Shqiptarët me UÇK 28 Nëntor 1997 detyrueshëm, filluan me veprime ushtarake dhe zgjeruan e thelluan ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptar në Kosovë dhe detyruan faktorin ndërkombëtar të organizojë Mbledhjen Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje e Paris në fillim viti të 1999. UÇK-ja me faktorin ndërkombëtar NATO, më 10 Qershor 1999, fituan çlrimin e vendit mbi forcat sërbe të okupimit, më 17 Shukrt 2008, shpallën pavarësinë e shtetit demokratike të Republikës së Kosoves, të njohur e të pranuar ndërkombëtarisht. Të kundërten, me verpime ndryshe, do ngelnim, siç ngeli Vojvodina, ndoshta edhe më keq, Kjo është meritë e studentëve atdhetarë, rinisë patriotike dhe popullit liridashës të 1968,1981,1989,1999 e deri sot.
    Parakusht i parë dhe pjekje e rrethanave kombëtare politike që krijuan kushte për ecje drejt çlirimit të vendit dhe lirisë së popullit shqiptar ishin se, duhej të ndodhnin këto Levizje evulutive kombëtare deri te shtetformimi, ishte se; studentët e 1968-së tash kishin në duar sistemin shoqëror, entet dhe institucionet shoqërore, shkencore e shkollore, përveç sistemit administrative e politik, ku shteti dhe partia komuniste kryente seleksionim të veçantë për pranim. Kuadrot, ish-studentët e 1968, tash ishin kuadro që kishin në dorë gjitha nivelet e mjediset e sistemit të arsimit shqip. Ata që, më 1968 kërkuan Universitet, tash ata vet punonin e udhëheqnin Universitetin e Kosovës. Ata tash kishin zgjeruar, rritur e shtrirë rrjetin shkollor fillor e të mesëm dhe edukonin brezet e reja, krijonin kuadro me orientime të drejta në nivel kombëtar, jo vetëm në hapësirën shqiptare të Kosovës, por edhe atyre nga trevat shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi e Kosovës Lindore. Me këto veprime ishin krijuar rrethana më të volitshme për veprime në drejtim të materalizimit kombëtar që për një kohë ishte i ngulfatur. Tjetërsimin e gjendja, daljen nga robëria sllave, shqiptarët e shihnin, me shkëputjen e bashkëjetesës nga sërbët. Kjo edhe kishte mbetur kërkesa e pa përmbaruar nga Demonstratat dhe zëri i arsyes së rinisë atdhetare shqiptare. Tash kishte edhe një mundësi depërtimi, kur titoja ishte matufosur, propogandohej politikë paqësore e painkuadrimit. Veçmas ishin theksuar veprimet antishtetërore të kroatëve më 1971 e Liberalëve sërbë, e shumë veprime antishtetërore të popujve josllav, kudo në Jugosllavi, që kishin fillur të lëviznin, por ata nuk ndiqeshin si ndiqeshim ne shqiptarët. Sërbët, kroatët e sllovenët, përgatiteshin për periodën e pastitos. Ata për këtë përgatitnin projekte e elaborate të reja dhe I përpunonin gjitha verzionet alternative edhe nga projektet e vjetëra. Thjeshtë, çdo popull e mejdise, mendonte dhe punonte për ndarjen e bashjetesës dhe prishjen e sajesës së”Vëllazërim-Bashkimit”. Ndërsa për trazirat e mundshme në Kosovë, sërbët gjithnjë llogaritnin dhe kishin projete të rezervuara, për përdorimin e dhunës e represionit policor e ushtarak. Kështu, gjithnjë fajsonin shqiptarët me ndihmën e vetëfajsimit, që e gjenin përmes besnikrisë të verbësisë sherbyese të kuadrove ekzekutive komuniste shqiptare, që I kishin në sherbim, kështu vepronin gjithmonë.kështu vepruan edhe më 1981.
    Synimi ynë kombëtar ishte për pavarësi, ky synim ishte aspiratë historike e vazhdimësisë që kishte fillet që nga Lidhja SHqiptare e Prizrenit dhe fillimshekulli 20-t, Po këtë synim për çlirim dhe liri kombëtare kërkojmë ta permbushim në fund të shekullit. Andaj, edhe pas disa vjetësh politik paqësore pacifiste, e cila ndërkombëtarizoi çëshhtjen shqiptare, okupimit e dhunes sërbe ndaj shqiptarve në Kosovë, por nga ashpërsia ortodokse sllave dhe urrejtja e saj ndaj çdo vlere kombëtare shqiptare, beri qe okupuesi barbar serbe mos të lejon ndonje lëkundje pozitive në favor kombëtar të shqiptarëve, Robëruesi, dhunën e ngriti në sistem shtetëror dhe përkundë”dëgjueshmërisë” se popullit shqiptar ndaj pushteti okupes sërb, ai e beri zyrtare ushtrimin e dhunes ndaj popuillit shqiptar. Lindi UÇK-ja, si reaksion I durimit të dhunës, skajshmërive, shpeshherë jo në konfrontim të ashpër. UÇK-ja doli si nga legjenda, ishte domosdo e shpëtimit të kësaj hapësire shqiptare nga fanitja për të luftuar për pavarësi të Kosovës, pasi faktori mbrendashqiptar dhe ai ndërkombëtar, thuaja se pushoi, jo vetëm së vepruari, por edhe së foluri për dhe rreth Kosovës. UÇK-ja ishte skaji I mundësisë së durimit ndaj dhunës dhe pacifizmit politik, është imponim për veprimet e veta ushtarake, ka qitur në rend të ditës dhe ka thelluar aktualizimin e çeshtjën shqiptare në agjendën ndërkombëtare. Kjo, UÇK Levizja e studentve, 1 Tetor 1997, e protestat masive të popullit shqiptar në Kosovë 1998-99, përkundër ngulfatjës që u tentua tu bëhet, ndërskamcat e lakadredhat të improvizuara që i kundërvuan të tjerët, Kjo Lëvizje studentore e më vonë UÇK-ja, hapën binarë të rinjë e me arshyeshmmëri të natyrshme, orientuan ndriqimin e rrugës kah mund të shkohet në Pavarësi të Kosovës.
    Vargoni I ngjarjeve, që nga 1968 e deri te 1 tetori 1997, me studentët dhe UÇK-në, Nuk është kohë shumë e gjatë, por veprimet janë të fuqishme e vazhdimësi e zgjerimit të masave dhe ngritje e vetëdijes kombëtare. Këto levizje, zgjuan interesimin e përkrahjes, jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare.Me këto subjekte Kosova doli nga harresa, apo fjalët, tash shihej e dëgjohej në sipërfaqe të opinionit politik ndërkombëtar dhe mori përkrahjen politike e ushtarake ndërkombëtare. Me këta UÇK-ja me 23 Mars 1999, solli aleatën e forcave ndërkombëtare të NATO-s dhe me këtë aleancë Kosova, pas 78 ditësh bombardimesh e luftimesh, më 10 Qershor 1999, pas 87 vjetësh robërie, detyroi farcat okupuese të dhunës barbare sërbe, që deri më 20 Qershor 1999, të lëshojne Kosovën, dhe kështu kjo hapësirë shqiptare dhe shqiptarët e Kosovë të përjetojne lirinë e pritur me shekuj.

Comment

*