PEN Amerikan shpreh indinjatë të thellë që Handke nderohet me çmimin Nobel

Nju Jork, 11 tetor 2019 – PEN Amerika shprehu indinjatë të thellë që shkrimtari austriak Peter Handkeu shpall fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019.

Në një deklaratë të PEN Amerika, të nënshkruar nga kryetari Jennifer Alan, e konsideron shokues që fitues i çmimit më të lartë për letërsi është përzgjedhur “një shkrimtar që zërin e tij publik e ka përdorur për të mohuar të vërtetën historike dhe për të mbështetur publikisht autorë të gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Milosheviq dhe udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq”.

“PEN America përgjithësisht nuk i komenton çmimet letrare të institucioneve të tjera. Ne e kuptojmë që këto vendime janë subjektive dhe se kriteret për ndarjen e tyre nuk janë uniforme. Por, shpallja e sotme se Peter Handke është fitues i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 duhet të jetë përjashtim.

Jemi të shtanguar nga përzgjedhja e një shkrimtari që zërin e tij publik e ka përdorur për të mohuar të vërtetën historike dhe për të mbështetur publikisht autorë të gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Milosheviq dhe udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq. PEN Amerika, qysh prej miratimit të Kartës së PEN-it, më 1948, është angazhuar kundër botimeve të dyshimta,  gënjeshtrës së qëllimshme dhe shtrembërimit të fakteve. Karta jonë edhe më tutje na obligon të punojmë për “çrrënnjosjen të gjitha urrejtjeve dhe për afirmimin e idealit për një shoqëri që jeton në paqe dhe barazi”.

Ne e hedhim poshtë vendimin që shkrimtari që me këmbëngulje i konteston krimet e dokumentuara të luftës të nderohet për ‘zgjuarsinë gjuhësore’ të tij. Në kohën e rritjes së nacionalizmit, sundimit autokratik dhe përhapjes së dezinformatave anembanë botës, komuniteti i shkrimtarëve meriton trajtim më të mirë se ky. Ne jemi të indinjuar thellë për përzgjedhjen e Komisionit të Nobelit për letërsi”, thuhet në deklaratën e PEN-it amerikan, të nënshkruar nga kryetari Jennifer Alan.

(r.m.)

Comment

*