Për 10 muaj fitimi i bankave arrin në 75.7 milionë euro

Prishtinë, 6 dhjetor 2017 – Vetëm gjatë 10 muajve të parë të këtij viti,bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë realizuar një fitim prej 75.7 milionë eurosh.

Gjatë kësaj periudhe kohore afarizëm të suksesshëm kanë pasur edhe kompanitë e sigurimeve, por edhe institucionet mikrofinanciare në vend, shkruan sot gazeta “Zeri”

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili është publikuar më 4 dhjetor, shihet se të hyrat e bankave gjatë 10 muajve të parë të këtij viti kanë qenë 201.9 milionë euro. Prej kësaj shume, 147.1 milionë euro janë të hyra nga interesi bankar.

Nga të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se deri në fund të muajit tetor të këtij viti shuma e kredive të lejuara nga bankat komerciale në vend ka arritur në 2 miliardë e 430 milionë euro. Prej tyre, 881 milionë euro janë kredi për ekonomitë familjare, ndërsa pjesa tjetër (1 miliard e 543 milionë euro) janë kredi për bizneset.

Sipas të dhënave të BQK-së, vlera e kredive për 10 muaj të këtij viti është rritur për 10.6 për qind, krahasuar me një vit më parë. (r.m.)

Comment

*