Për bukën e gojës

Tregim nga Lek Gjoka

Një ere e lehtë e ardhur nga gryka e lumit Drin të priste fytyren si më brisk nga të ftohtit. Viti 84 po përgatitej të jepte shpirt e tia linte rradhen 85 .Moti ishte lëshuar më tere egersin e saj mbi Europe sikur të kishte një inat të vjeter me kontinentin plak.Kastrioti ishte ulur në një cunge në oborr dhe ia kishte ngulur syte nga larg Bjeshkes se Veles qe bardhesia e bores sa here puthej më rrezet e shndritshme të diellit krijonte një drita ftohtesie shpirterore.
-Oh zot – psheretiu ai me vete- sonte është nata e Keshendellave dhe s’kemi as një kile miell per një byrek dhe ca petulla,valle si do ta festojme ditlindjen e Jezu Krishtit?..
Për një çast sikur i oshetiu si një zë i çjerre zeri i mesues Avniut
-Feja është opium për njëriun,e mashtron ate,e ve ne gjume.Ndaj ne duhet te jemi të lumtur se vetem ne në Shqipëri po ndërtojme shoqerinë më te mire në bote, njëriun e ri të ketij shekulli, ndaj në shoqërinë komuniste të gjithe jemi të barabarte….
-Po,po-psheretiu nëpër dhembe -ke te drejte shoku mësues të gjithë te barabarte jemi por të gjithë në skamje e varferi të tejskajshme.
U ngrit ngadale dhe si hapi më zhurmë deren e shtepise një dere e mbeshtjelle më plasmas qe të paktën të mos hynte pa trokitur era dhe shiu mbrenda.Nene Maria ishtë ulur në krye te oxhakut dhe dridhej nga ethet.Kastrioti iu afrua afer dhe e puthi në balle.Dy lote dhimbje iu rrokullisen nepër faqe.
-Nëne!- nisi të flase më një trishtim të shkruar në fytyre- do të shkoj te tezja të marr pak miell,sontë është ditlindja e Krishtit dhe duhet ta festojme se..
-Ule zerin biri im !- e nderpreu e ema- se mos na degjon kush.
-Atehere,ti dhe nene daja na keni thanë se Krishti ndihmon çdo njeri të planetit te varfer dhe të pasur, të shendoshe dhe sakat ndersa komunistet..
-Sheet, a do të hyjme në burg pak kemi gjyshin apo do ta hajme dhe ne.Ti nuk merr vesh nga keto gjera sepse je i vogel sa i ke mbushe te katermbedhjetat, por do rritesh biri im,do rritesh.
-Mirë,mirë nena ime.
Iu afrua , i tha një përqafim të fortë mori një cante prej lecke dhe doli.Pa mbyllur mire deren ktheu koken edhe një here dhe i foli të emes më të madhe.-Sonte gjalle a vdekur do të kthehem me miell në shtëpi,kemi feste e duhet ta festojme.
E ëma e veshtroi më dhembshuri të birin që ishtë burrëruar para kohë nga hallet dhe ndieu një dhimbje te tmerrshme shpirterore.Sa u mbyll dera pa vetedije nisi të qante me denese…
Një rig i hollë shiu perzier me breshnize bore rreshqiste nga rete.
Ishte mesi i nates.Edhe pak kilometra e ndanjte nga fshati kojshi me te dhe hynte ne zonen e Lezhes.Tek tezja kishte gjetur të njejten varferi dhe kishte ikur deri në Shkoder në kembe ku kishte arritur të blinte ca kile miell fale një kusheriri të larget .Nata të shtinte friken.Oshetimat e ujqerve e tmerruan disa çaste.
-Zot i madh qe je në qiell !-nisi të belbezonte neper dhembe urate nga bibla!- buken tonë të perditshme falna sot
Këmbet filluan ti ngrinin megjithese i kishte mbeshtjelle me plasmas sepse çorapet i ishin bëre cope-cope.Ktheu koken nga bjeshka Vele dhe një çudi i përshkruan syte.Iu duk sikur kryqi i shendridshem rreze malit tek kisha e Shen Mise kryqin qe e kishin thyer komunistat kishte një driçim më vezullues.
-O Zot !- psheretiu si me vete,kur i hodhi një veshrim fushes se pafundme të Zadrimes-sa larg shtepise qenkem, a thua bej mire ti bie nga vau i Drinit se shkurtoj mjaft rruge?!..
Si pa e kuptuar i ishte afruar lumit Drin i cili ishtë mbushur plot dhe leshohej turruvrap mes per mes fushes për në Lezhe.As nuk dukej se dikur aty ishte nje va.Vetem nje tub qe perdorej gjate veres për vaditje ishte si shenje.Kastrioti ktheu koken prapa.Nata ishte ulur kembekryq me gjithe ftohtesine e nates .Hypa ngadale dhe nisi te rreshqiste terë frikë neper tub.Pak pa arritur në fund i rreshqiqi trupi dhe ra në Drin.Nuk mendoi fare se do behej qulle por ngriti doren lart qe të mos i lagej mielli.Ashtu ngadale-ngadale doli në breg te lumit.U nis drejt fshatit te tij qe vetem pak kilometra e ndanin por atij i dukej një jete larg.Dhembet nisen ti kercisnin nga të ftohtit.Një murlan i zi ia nisi vrapit nëper fushe duke fishkellyer një melodi mortore.
-Edhe pak,edhe pak!-mundohej ti jepte kurajo vetes por me kot.Pervec rrobave edhe trupi po fillonte ti ngrinte akull.Ashtu duke u terhequr zvarre kishte arritur tek Suka e Cukajve.Një cast i doli si nëpër turbullire gjyshja…
-Ah mor biri im!-nisi ti fliste ajo duke ia bere më dora nga ana e Sukes-kur kam ardhur nuse tek Cukajt kjo Suke ishte plot e per plot me arra,rrush, kumbulla …
-Pi pse e shiti gjyshi mij nene!- e nderpreu ai si me habi.
-Jo,jo gjyshi nuk e shiti por ia moren me force komunistat për ta perdorur në kooperativen e re te fshatit
-Po pse,pse se nuk do ishim kaq të varfer tani.
-Psene se ka gjetur askush biri im.Djalli beri çdo poshtersi te dilte para Jezuesit ndaj ka ardhe bota e djallit,komunizmi është djalli vete por ki kujdes mos fol me askend se e pagojme shtrenjte …
Boria e forte e trenit te mengjesit qe vinte nga Shkodra e trembi disi Mark Korjen.Ia dha disi vrapit por meqe e pa se ishte vonë nderroi drejtim u nis për shkurt nga Suka e Cukajve.Dita akoma nuk kishte zbardhur.Kur u afrua nga mesi i Sukes dalloi një njeri te shtrire qe ishte tkurrur nga te ftohtit.U tremb disi por u nis me nxitim drejt tij.Pa u afruar mire dalloi Kastriotin e Cukajve me syte gjysem te hapur.Iu afruar afer dhe si dalloi rrobat e trupit te ngrira kallkan një ndienje dhembshurie i përshkoi trupin.E perkiti në balle,e levizi pak me shprese se mos jepte ndonje shenje jete por me kot.Zemra e tij katermbedhjete vjeqare s’kishte arritur ta duronte me te ftohtin dhe ishte ndalur në rruge.Poshte kokes kishte canten e leckes me pak miell.Marku i mbylli lehte syte dhe si i beri kryq belbezoi lehte nëper buze.
-Shpirti yt u prefte më paqe biri im-dhe nuk arriti dot ta mbante veten dhe nisi të qante me denese-dikur gjyshi yt iu jepte argateve te tij miell dhe mish për çdo Keshendelle ndersa tani ti dhe jeten për buken e gojes për dy kile miell në kete nate te madhe te ditlindjes se Krishtit.Oh Zot e shperlafte mordja ket djall komunizmi.
Ktheu koken nga bjeshka e Veles dhe nisi ti lutej Zojesh Shen Mi qe shpirti i Kastrioti te shkoje në parajse dhe nje dite djalli i kuq qe po drejtojne Shqiperine te largohej dhe shpirtrat e shqiptareve te jene përseri te lire si dikur…

One Response to “Për bukën e gojës”

Read below or add a comment...

  1. Sander says:

    E lexova dhe mu duk sikur po e shihja para sysh personazhin e tregimit Kastriotin.Nuk e kuptova por lotet me rrodhe çurk nga përshkrimi real i ngjarjes Plot dhimbje.
    Urime autorit Lek Gjoka dhe faliminderit gazetes illiria për publikimin për ne te këtij rrëfimi jetesor e plot dhimbje ne kete dite te shenjte te Krishtelindjeve

Comment

*