Për ditëlindje, në shtëpinë e re

CONGERS, NY – Suksesi i vëllezërve Hazir dhe Asim Loshaj është një shembull tipi i realizimit të ëndrrës amerikane.

Haziri erdhi në Amerikë nga Kosova në vitin 2007 ndërsa vëllau Asimi dy vite më vonë. Ata menjëherë filluan punën në ndërtimtari dhe sot janë pronarë e bashkëpronarë të dy kompanive: njëra për renovime ndërtesash e tjetra për hidraulik. Ata kanë në pronësi një ndërtesë në Bronx dhe këto ditë u bënë pronarë të shtëpisë së re në qytetin Congers të New York-ut.

Të dielën Haziri festoi ditëlindjen në këtë shtëpi të re me punonjësit e kompanive dhe partnerët, Kosov Kodra dhe Rifat Kastrati.

Shtëpia e re me rreth tre mijë squere feet gjendet në një vend të bukur në Congers të New York-ut.

“Jam shumë i gëzuar që sot me punonjësit e miqtë tanë me të cilët bëjmë biznes, në ditëlindjen time, jemi mbledhur për të festuar. Amerika është një vend i mrekullueshëm i mundësive të mëdha”, tha Haziri për gazetën “Illyria”.

“Vëllezërit Loshaj janë biznesmenë të suksesshëm e njerëz shumë të mirë. Me punën e tyre të vazhdueshme për pak kohë kanë arritur suksese të mëdha”, tha Renato Marinaj, bashkëpronar i kompansë së elektrikut “Balkan Build”.

Për mysafirët, vëllezërit Loshaj shtruan një darkë të pasur me pije e ushqime.

Redaksia e gazetës “Illyria”, vëllezërve Loshaj, partnerëve dhe gjithë punonjësve u uron shëndet e suksese në biznes.(Illyria)

loshaj2

Nga e majta: Rifat Kastrati, Hazir Loshaj, Asim Loshaj dhe Kosov Kodra.

loshaj1

Pjesëmarrësit në ditëlindjen e Hazir Loshajt në shtëpinë e re në Congers, New York.

Comment

*