Për Halloween, Madonna si “kllouni vrasës” duke mbytur “Donald Trump”

madhall

Për Halloween, Madonna ka vallëzuar në rrugët njujorkeze e veshur si “kllouni vrasës”.
Ylli i popit amerikan kishte dalë bashkë me fëmijët e saj, një prej të cilëve ishte veshur si kandidati presidencial, Donald Trump.
Në një moment të caktuar, kur pa se po e filmonin, ajo kapi për fyti djaline veshur si “Donald Trump” dhe bënte sikur po e mbyste.
Një foto që postoi gjatë mbrëmjes shoqërohej me shënimin “Edhe kllounët njerëz janë!”
Madonna njihet si mbështetëse e madhe e Demokratëve në SHBA. Ajo njihet gjithashtu për deklarata të skajshme e skandaloze që bëjnë bujë në media. Gjatë një programi në Madison Square Garden me humoristen Amy Schumer, Madonna deklaroi se do të ofronte seks oral për të gjithë ata që ndërrojnë mendje dhe votojnë për Hillary Clinton si presidente. (r.a.)

Comment

*