Për juristët penalistë

Gentian Trenova, prokuror

Në këtë libër do të gjeni Kodin e Procedurës Penale të azhornuar edhe me ndryshimet e bëra me ligjin nr. 35 të vitit 2017, I cili ka hyrë në fuqi në datë 01.08.2017.
Libri është I pasuruar me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ku përfshihen vendime të Kolegjit Penal, vendime unifikuese dhe vendime të njësimit të praktikës, si dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese. Praktika e këtyre gjykatave është e shpërndarë sipas neneve që janë trajtuar. Praktika është marrë në vite të ndryshme. Praktikat janë përzgjedhur në mënyrë rastësore por që janë ndihmuese në kuptimin dhe interpretimin e ligjit. Gjithashtu rastet e përzgjedhura ndihmojnë për tu orinetuar në zgjidhjen e rasteve të ngjashme në lidhje me problemet procedurale që shtrohen. Praktikat e përzgjedhura janë të harmonizuara edhe me ndryshimet e fundit të bëra në Kodin e Procedurës Penale. Në disa raste praktikat janë të shoqëruara me shënime dhe komente të autorit.
Libri ndihmon studentët në pasurimin e leksioneve dhe seminareve të tyre, në përgatitjen e punimeve shkencore ne tema specifike në procedurën penale.
Libri ndihmon studentët praktikantë dhe avokatët e rinj për tu familjarizuar me procesin procedural penal.
Gjithashtu libri ndihmon edhe juristët të cilët punojnë me çështjet penale në drejtim të marrjes së informacionit të nevojshëm në një mënyrë praktike dhe të dobishme.

Comment

*