Për muajin e pavarësisë: Kamionat e shqiptarit, kuqezi në rrugët e New York-ut

Vepër e kompanisë së bosit Belul Qoku, “Protect Dismantling”

 

Beqir SINA

Brooklyn NY: Muaji i Pavarësia së Shqipërisë, në Amerikë, çdo vit shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në çdo vend ku ka shqiptarë.

Kompania Shqiptare “Protect Dismantling” e njëjta kompani që kontriboi për projektin e Nëna Terezës, të vendosur në Brooklyn New York, me pronarë dy djem nga Dibra e Madhe në SHBA, Belul Qoku dhe Murat Marke, kanë gjetur mënyrën e vet për të treguar krenarinë shqiptare në rrugët e New York-ut në çdo përvjetor tê pavarësisë së Shqipërisë.

Si dhe shihet edhe në këtë fotografi kamionat janë të lyer në bojë kuq, ndërsa mbi kapakun e madh të mbulesës së motorit të këtyre kaminove, është vendosur një shqiponjë e zezë e madhe sa e gjithë pjesa e përparme e motorit të kamionit.

Kamionat me ngjyrë të kuqe me një shqiponjë të zezë, e madhe sa e gjithë mbulesa e kamionit, kanë nisur mbarë muajin e pavarësisë së Shqipërisë, duke i rënë borisë dhe lajmëruar amerikanët për festën shqiptare të 28 Nëntorit.

Ato janë disa kamionat e peshave të rënda, që pothuajse na bie rasti ti’ shikojmë gati çdo ditë, pune në rrugët e Bruklinit, dhe qyteteve të tjera të Nju Jorkut, të lëvizin lirshëm nëpër kantiere ndërtimi.

 

Comment

*