Përcillet për në banesën e fundit aktori Lazer Filipi

Është përcjellë për në banesën e fundit, aktori i njohur Lazer Filipi. Homazhet u bënë në hollin e Teatrit Kombëtar.

Kolegë, miq, familjarë dhe dashamirës të aktorit u përshëndetën me të për herë të fundit.

“Sot ora 10:00 ne ambjentet e Teatrit Kombetar u mbajtën homazhet e fundit për të ndjerin Lazer Filipi. Kolegë, miq, familjarë dhe dashamirës të aktorit u përshëndetën me të për herë të fundit . I paharruar qoftë kujtimi i tij sepse vlerat dhe kontributi i tij për artin nuk do të vdesin kurrë. U prefsh në paqe Lazër Filipi!”, njofton Teatri Kombëtar.

Aktori dhe skenaristi i madh Lazër Filipi u nda dje (17 dhjetor) nga jeta në moshën 95 vjeçare.

Ndahet nga jeta aktori dhe skenaristi shkodran, Lazër Filipi

15492529_10207300087081202_29784241887050017_n 15542190_10207300086761194_783055267552223715_n 15589531_10207300089321258_1243190255229467259_n 15319116_10207300087121203_8752550642225383358_n

Comment

*