Përcillet për në banesën e fundit “Deda”, Rikard Ljarja

Trupi i pajetë i artistit do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodrën

Aktorit dhe regjisori të njohur Rikard Ljarja ju dha sot lamtumira e fundit.

Në një ceremoni modeste për shkak të masave shtrënguese nga koronavirusi, Rikard Ljarjes ju bënë nderimet e fundit nga më të dashurit e zemrës.

Bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Marjeta Ljarja pati një falenderim të veçantë për të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit të gjithëve, nuk jemi pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë se është shumë shpirtërore.

Mesazhet pa fund janë ato që kanë dalluar pjesën njerëzore të Rikardit jo vetëm atë të ekranit.

Faleminderit me shpirt që e thyet këtë vështirësi dhe  jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur dhe më njerëzore kaq thjesht.

Faleminderit të gjithëve”.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja mbylli sytë mbrëmjen e të hënës në moshën 77-vjeçare. Ljarja ndërroi jetë në banesën e tij në Tiranë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë.

Rikard Ljarja ka luajtur shumë role, por më i spikatori është ai i Dedës tek filmi “Rrugë të Bardha”.

Comment

*