Perëndimi dënon sulmin terrorist me 39 viktima në Stamboll

Deklarata nga NATO, SHBA, Kanadaja, Franca dhe BE

Anadolu Agency

Pas sulmit terrorist në natën e Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll, ku një person i armatosur me të shtënat nga një armë me tytë të gjatë vrau 39 persona dhe plagosi 40 të tjerë, mesazh mbështetjeje Turqisë i dërguan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ministri i Jashtëm i Kanadasë Stephane Dion gjithashtu dënuan sulmin dhe shprehën mbështetje për popullin turk.

“Obama ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të pafajshme dhe u shprehu ngushëllime familjeve teë viktimave”, tha Schultz dhe shtoi se Presidenti Obama urdhëroi që Turqisë t’i ofrohet ndihmë nëse është e nevojshme.

Menjëherë pas deklaratës Schultz u prononcua edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtar nga Shtëpia e Bardhë, Ned Price.

“SHBA-të dënojnë ashpër sulmin e frikshëm terrorist në Stamboll”, ka thënë Price dhe shtoi se SHBA-të, në luftën kundër terrorizmit janë së bashku me aleatin Turqinë, e cila është anëtare e NATO-s.

Sulmin terrorist në Stamboll, përmes Twitter-it, e dënoi edhe ministri i Jashtëm i Kanadasë Stephane Dion.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, kurse të plagosurve i uroi shërim të shpejtë.

“Mendimet e mia janë me popullin turk dhe me ata që janë të prekur nga ky sulm i festimit të Vitit të Ri”, tha Stoltenberg.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre”, shkroi në Twitter Federica Mogherini.

“Me gjithë zemrat tona janë me Turqinë, e cila ka përjetuar një goditje të rëndë në këtë natë simbolike”, shkroi Ayrault.

Sulmi terrorist në një klub nate në Stamboll, në të cilën festohej Vitin e Ri ka ndodhur në ora 01:15 sipas kohës lokale.

Një sulmues i panjohur me të shtënat nga një armë me një tytë të gjatë, fillimisht vrau policin i cili po qëndronte në hyrje të klubit, pas së cilës vrau edhe një person dhe hyri brenda, ku hapi zjarr në drejtim të të pranishmëve.

Guvernatori i Stambollit Vasip Sahin tha se ky ishte një sulm terrorist.

Ai tha (fillimisht) se të paktën 35 persona u vranë, ndërsa 40 u plagosën.

Të lënduarit janë shtruar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ekipeve policore.

Sipas disa të dhënave në klub në kohën e sulmit ishin 700 të ftuar.

Dëshmitarët e sulmit thanë se sulmuesit hynë në klub dhe filluan të gjuajnë në drejtim të atyre që vraponin në panik.

Comment

*