Perëndimi është kundër referendumit në Serbi për Kosovën

Beograd, 17 maj 2018 – Shtetet e Quintit (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia)  kanë thënë javën e shkuar në Ëashington se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2019, Serbia duhet ta pranojë marrëveshjen që do t’ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në OKB, fillimisht me status të vëzhgueses.

Si kompensim për këtë Serbisë do t’i vendosej viti i saktë i hyrjes në Bashkimin Evropian, , shkruan gazeta serbe “Danas”.

Sipas gazetës, Perëndimi e kundërshton idenë që në Serbi të organizohet referendum për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën. (r.m.)

Comment

*