Përfaqësuesja e Kosovës u nis për në Shkodër

Prishtinë, 21 mars 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur sot për në Shkodër, ku do të akomodohet tri ditët e ardhshme, para ndeshjes kundër Islandës, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, të premten, në Stadiumin “Loro Boriçi”.

Sot paradite ekipi përfaqësues i Kosovës ka stërvitur në stadiumin e “Ferronikelit” në Drenas, kurse prej nesër deri të premten do të stërvitë në Shkodër.

Neshjes e përfaqësues së Kosovës zhvillohen jashtë vendit, për shkak se Kosova nuk ka asnjë stadium që i plotëson kriteret për ndeshje të karakterit ndërkombëtar, të përcaktuara nga fIFA dhe UEFA.

Trajneri Albert Bunjaki dhe lojtarët e përfaqësuese së Kosovës janë shprehur shumë optimistë për ndeshjen kundër Islandës. Lojtarët kryesorë shfaqin shpresën se në Shkodër do të shënojnë fitoren e parë të Kosovës në kualifikimet për botërorin Rusia 2018.

Ndër optimistët edhe sulmuesi i famshëm Besart Berisha, i cili ka shënuar rekord për shënim golash në kampionatin e futbollist në Australi. Berisha, i cili i ka shënuar 99 gola në këtë kampionat, ka shprehur besimin se golin e 100 do ta shënojë pikërisht me fanellën e kombëtares së Kosovës dhe pikërisht ne deshjen e së premtes.

Sipas raportimeve të medieve, në kampin e ekipit përfaqësues të Kosovës mbretëron një atmosferë e shkëlqyeshme. (r.m.)Perfaqesuesja e Kosoves ne futboll 1

Comment

*