Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi me 21 janar

Tiranë, 14 janar 2019 – Gjykata e Tiranës do të shpallë më 21 janar vendimin për padinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj kreut  të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjyqtari Gert Hoxha, pasi dëgjoi fjalët përfundimtare të palëve, vendosi ta shtyjë vendimin për një javë.

Balla kërkoi dënimin e Bashës, ndërsa avokatët e kreut të PD dhe prokurori çështjes kërkuan pushimin e padisë.

Në fjalën përfundimtare, avokati i Ballës kërkoi dënimin e Bashës, për veprën penale të shpifjes, të kryer botërisht.

Por, avokatët e Bashës kërkuan pushimin e çështjes, duke i cilësuar deklaratat e tij si opinione.

Të njëjtën gjë e kërkoi edhe prokurori i çështjes.

Pas kërkesës së prokurori, reagoi vetë Balla.

“Nëse akuza të këtij niveli do të quheshin opinione në këtë vend do t’i jepnim shfrenim çdo lloj akuze pa kuptim. Megjithatë, është gjykata ajo që duhet ta rregullojë këtë”, tha ai.

Balla tha se paratë e dëmshpërblimit do t’i përdorë për ngritjen e çerdheve.

Balla ka bërë padi në gjykatë, për shkak të akuzave publike të Bashës se Balla kishte lidhje paratë që u kapën veturat “Toyota”, në Portin e Durrësit. (r.m.)

Comment

*