Përfundon punën komisioni hetimor për privatizimin e CEZ-it

Në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes nga kompania CEZ u votua raporti përfundimtar, sipas të cilit, procesi i privatizimit i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 415 milionë eurosh.

“Komisioni hetimor gjen përgjegjës këta persona: Sali Berisha, Nue Nik Kalaj, që dyshohet se ka kryer transferta të dyshimta, Genc Ruli, Neritan Alibali, Eno Bozdo, Mimoza Vokshi, Ridvan Bode, Suzana Guxholli, Florion Mima, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe grupit të negocimit të marrëveshjes, që dyshohet se kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë përgatitjes së zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e marrëveshjes së shitjes së 76% të aksioneve të OSSH, zoti Shkëlzen Sali Berisha, i dyshuar si ndërmjetës në privatizimin e OSSH dhe Josef Hejsek, ish-drejtor i OSSH dhe më pas i CEZ Shpërndarje”, tha Taulant Balla.

Por, kryetari Balla thotë se 2 personave i shtohet edhe refuzimi për të mos dëshmuar në komision: “Komisioni çmon se jemi në kushtet kur Nue Nik Kalaj ka konsumuar veprën penale “refuzim për të dëshmuar”, parashikuar në nenin 307 të Kodit Penal dhe i rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj këtij shtetasi. Komisioni gjatë zhvillimit të hetimeve ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit shtetasin Shkëlzen Sali Berisha. U paraqit katër herë dhe në asnjë rast nuk ka pranuar të dëshmojë. Në këto kushte, komisioni çmon se jemi në kushtet kur Shkëlzen Sali Berisha ka konsumuar elemente të veprës penale “refuzim për të dëshmuar” dhe i rekomandon prokurorisë fillimin e çështjes penale ndaj këtij shtetasi”.

/ Top Channel

Comment

*