Përfundon seanca e intervistimit, Remi nuk tregon në çfarë cilësie u mor në pyetje

Hagë, 14 janar 2019 – Në Prokurorinë e Specializuar në Hagë ka përfunduar seanca e intervistimit të Rrustem Mustafës.

Intervistimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, i njohur për nofkën e luftës “Komandant Remi”, ka zgjatur rreth 7 orë.

As Rrustem Mustafa dhe as avokati i tij, Arianit Koci, nuk janë deklaruar për medie pas përfundimit të seancës. Prandaj, nuk dihet në çfarë cilësie është ftuar ai nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe nëse ka përfunduar apo jo seanca e intervistimit të tij.

KTV raporton se “Komandant Remi” do të vazhdojë të merret në pyetje edhe të martën, por kjo nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Zyra për informim e Prokurorisë Speciale nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me procesin e intervistimit. Ajo ka bërë të ditur se nuk do të jepet asnjë informacion lidhur me intervistimet. (r.m.)

Comment

*