Përgjaket Viti i Ri në Stamboll – 35 të vrarë dhe 40 të plagosur

Dy vetë të maskuar me kostume të Plakut të Vitit të Ri, apo Santa Klausit, kanë hyrë në klubin e njohur të natës, “Reina”, në Stamboll dhe kanë hapur zjarr kundër festuesve.
Ngjarja është ende në zhvillim, po guvernatori  i Stambollit ka folur për 35 të vrarë dhe rreth 40 të plagosur.
Në të gjitha qytetet kryesore europiane ka pasur sigurim të lartë për shkak të frikës nga atentatet terroriste në sheshet ku mbahen festimet tradicionale.
Stambolli ka qenë disa herë në shënjestër të sulmeve të vitit që po ikën dhe duket se e ka pësuar edhe në orët e fundit.
Një lajm i mëhershëm fliste për dënim nga xhamitë e qytetit të festës së Vitit të Ri si të papranueshme për besimtarët e vërtetë myslimanë.
Gjatë ditës, Ambasada Amerikane kishte paralajmëruar të gjithë qytetarët për kujdes në vendet publike për shkak të kërcënimeve serioze për sulme terroriste.

Comment

*