Përgjigje Pavlopusit me shokët e tij – antinjerëzor e gënjeshtar

Sali Bollati

Si një ndër mbijetuesit e masakrave të shovinistave grekë; megjithëse sot mbi 80 vjeçar; nuk mund të harroj tmerret e masakrave, mbajtjes në burg ose më saktë ne Kampin e Përqëndrimit dhe shpërnguljen me dhunë nga 27 Qershori, deri më Dhjetor 1944.
Ishim ne Shqiptarët Autoktone që jetonim prej mijëra vjetësh në shtëpijat dhe tokat tona.
Ishim ne SHQIPTARET e ÇAMËRISË që simbas Naimit të Madh flisnim: “Me këto milëra fjalë e me Gluhë Perëndie GLUHËN e EMBËL TË PERËNDISË – SHQIPEN!!
Ndërsa Theofan Noli shkruan:NË do BESË e BUJARI, ÇAP NË ÇAMËRI!!
Pra sapo kisha mbushur 7 vjeç, Zervistat, bashkëpuntorë te Nazistave gjermane, duke filluar me 27 Qershor e deri ne Dhjetor 1944 filluan Genocidin mbi Shqiptarët Etnike,duke masakruar e vrare mbi 600 njeres te pafajshem ne Paramithi ose mbi 2700 ne gjithe Çamerine dhe shperngulur  medhune mbi 30.000 per ne Shqiperi.
Midis tyre më masakruan e më vranë Gjyshin Muharem 82 vjeçar,mbasi e kishin tërhequr zvarrë në shkallët e gurta,në fund të oborrit të shtëpise. Babain Ibrahim 52 vjeçar e rrëmbyen zbathur dhe e masakruan dhe e vranë tek shkolla, Nanen Betulla 36 vjeçare mbasi e rrëmbyen nga krahët tona, emasakruan dhe e vranë mbrenda Xhamisë se Bollatatëve, Vëllain, Ferhatin 13 vjeçar e pushkatuan rrugës ku po shkone tek Halla Shazije.Ndërsa në burgun ose më qartë në Kampin e Përqëndrimit,po në Paramithi, vdiqën nga sëmundjetdhe uria Gjyshja Ruhije 72 vjeçare dhe motra e vogel Makbule 2 vjeçe.ndërsa vëllai 5 vjeç Faruku vdiq, duke hecur në Dhjetorin e ftohtë nga uriakur sapo arritëm në Dukat të Vlores.
Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si përshkruan më 1945, Genocidin ose mëmirë Holokaustin që kryen shovinistat grekë ndaj Shqiptarëve në Paramithi enë gjithë Çamërinë, te publikuar në “Zëri I Çamërisë “ 22 gusht1945.Shkroi për masakrat çnjerëzore të kryera nga bandat greke të gjeneralit famëkeq Zerva mbi popullësinë e pa fajshme të Paramithisë më
27,28 e 29 Qershor 1944.
PARAMITHI, PARAMITHI!

Paramithi, Paramithi
O pellg me gjak,
O vënd fatzi,
Aty ku hyn Zervonazisti grek,
Ku hapen varre me hendek,
Ku çdo hendek është një varr,
Për çdo Çam për çdo Shqiptar,
Ku një zervist, nazist-gjerman,
Një katil, një shpirt katran
Po bën batërdi,
Jo s’është grek
As palikar
Për trimëri,
Po një kusar
Një mercenar
Një faqezi.

Është turp I tokës ku u le,
Një I pabesë, një I pafe,
O dorë mizore me çfarë mënxyre
Lakmitë gjaksore t’u ngosën?

Ku janë kufomat të bëra vandak
Të shtrira përdhe pa faj pa gjak,
Ku vallë u groposën?
Paramithi, qivur I mjerë
Ku janë gjashteqind te nderë me pabesi?
Me gjuhë të kafshuar të të flasin?

Me fyt të këputur këkon të bërtasin?

Pa këmbë, pa duar kërkon të lëvizin?

 

 

Po bashkangjis pjesë nga libri i një studjuesi mësues grek që I ka parë me sy masakrat e zervistave ndaj Shqiptareve të Paramithisë me 1944, S.Muselimi, te botuar në Janinë më 1974 dhe ribotuar për të tretën po në Janinë me 1997. Kur ja u dhashë për ta lexuar disa profesorave grek që ishim ftuar bashkarisht për Diallog këtu ne Columbia University; ata mbas leximit më thane se S.Muselimi nuk figuron si professor; dhe unë ju përgjegja menjehere po pse atehere është ribotuar e shtypur tre here atje në Janinën që padrejtësisht mbahet si greke. Ata mbetën.

Foto kopjet jane original në greqisht për ti lexuar malakat shoviniste genjeshtare të “greqisë së sotme europiane” mendoj se do dijnë t’i lexojnë, megjithëse qëllimisht I “harrojnë”?!

Në të  parën (1.468K) është vajtimi I muzës popullore PER VRASJET E 49 Grekeve nga nazistat gjermane me 29 Shtato 1943:\

                              Paramithi, Paramithi, pse je veshur me të zeza,

Gjermanët më pushkatuan dyzet e nende trima

                              Me vranë dyzet e nende bashke me  priftin,

                              Qajnë nënat me fëmijtë, grate edhe motrat

dhe në të dyten(1,360K), është letra e vrasesit gjakpires Zerva qe I dokumenton vetë masakrat e ushtruar ndaj Shqiptaro Çamëve të pafajshëm:

        Gjeneral Napoleon Zevas

I dashur Jani,

………Duhet ti falenderojme e të mos I harrojmë bashkpuntoret tanë patriotë që pastruan Çamërinë nga Shqiptarët që prej 500 vjetësh na kishin hypur në qafë të helenizmit …..   

           

Ah! Hesht hipokrit, ç’bën sikur s’sheh

Kur klithma e jonë u ngjit gjer në re

O mershë e fëlliqur në botën e re

Këlysh I zervës sulet mbi ne,

Si qen I tërbuar dhe s’ka kush e ndal,

Dhe s’ka kush e vret,

U ngjall prapë fantazmë e skelet!

Sot nuk kam se çfarë të shtoj, mendoj se ndoshta do mendojnë e do flasin ndryshe si Janullatosi-“shqiptari” bashkë me malakasit e tjerë si Koqias dhe Pavlopulis

Comment

*