Përjashtohen nga PD dy këshilltarët që shpallën Feqorr Shehun “Qytetar Nderi”

Dega e Mallakastrës ka marrë ekstreme përjashtimin e menjëhershëm nga partia për Artur Shehu dhe Mirela Mucaj pasi votuan për të ndeuar ish-ministrin gjakatar të diktaturës

Luljeta Progni

Partia Demokratike përjashtoi dy anëtarët demokrat të Këshillit Bashkiak të Ballshit, pasi votuan pro dhënies së titullit “Qytetarë Nderi” për ish-ministrin e diktaturës, Feqorr Shehu. Artur Shehu dhe Mirela Mucaj, janë dy demokratët në këshillin bashkiak të Ballshit, që votuan duke shpallur Qytetar Nderi të Ballshit, kriminelin e diktaturës, Feçor Shehu. Partia Demokratike i ka rekomanduar degës së PD, Mallakastër largimin e tyre nga Partia Demokratike. PD Mallakastër ka marrë sot masën ekstreme për përjashtim nga të gjitha funksionet përfaqësuese në Partinë Demokratike të Mallakastrës të dy këshilltarët që votuan për të shpallur qytetar Nderi të Ballshit, ish-ministrin e Brendshëm të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu. PD e Mallakastrës e ka cilësuar vendimin e dy këshilltarëve demokrat si vendim personal që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat që përfaqëson Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj.

Comment

*