Përkeqësohet situata në Shqipëri, edhe 5 të vdekur dhe 257 të prekur nga COVID-19

Tiranë, 15 tetor 2020 – Në Shqipëri, rriten frikshëm shifrat e viktimave dhe të sëmurëve nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1.398 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 257 kanë rezultuar pozitive. 83 raste janë regjistruar në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd e Kuçovë, nga 3 në Kukës e Kavajë, nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore e Divjakë dhe nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj dhe Gramsh.

Në të njëjtën kohë, kanë vdekur 5 persona që ishin t ë prekur nga COVID-19, ndërsa 102 të sëmurë janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht, e kanë humbur betejën me COVID19 një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar dhe një 77 vjeçare.

Prej shfaqjes së pandemisë, në muajin mars, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 16. 212 persona të infektuar me COVID-19. Pfrej tyre, 439 kanë vdekur, 9.864 janë shëruar, kurse 5.909 janë ende të sëmurë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që detyrimisht të mbajnë maskën mbrojtëse në ambiente të hapura, jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet rreziku nga përhapja e infeksionit.

Ministria përkujton se përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe me higjienën e duarve.

(r.m.)

Comment

*