Përmasa shqetësuese të fenomenit të shit-blerjes së votës në Shqipëri

Tiranë, 12 qershor 2018 – Ekspertët e Komisionit të Europës kanë konstatuar jo vetëm fenomenin e shitblerjen, por edhe mënyrat e blerjes së votës në zgjedhjet e deritashme në Shqipëri.

Para, punësime në administratë dhe favore klienteliste u ofrohen votuesve në këmbim të votës.

Të gjitha këto janë diskutuar në një tryezë për shitblerjen e votës.

Ekzpertët e KE-së, duke paraqitur të dhënat e raporteve të shoqërisë civile në Shqipëri, për të treguar se sa e nevojshme është të gjenden mënyra për të evituar shitblerjen e votave.

Në një tryezë të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, eksperti Quentin Reed ka thënë se tashmë dihen edhe mënyrat se si bëhet shit-blerja e votave.

“Shitblerja e votës është një krim që duhet ndëshkaur me lijg, por fillimisht duhet kuptuar pse votuesit e shesin voten e tyre. Nga studimet e bëra në Shqipëri, 20% të shqiptarëve u janë ofruar para për votën ndërsa 5-6% janë detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike në vitin 2017. Shitblerja e votës realizohet në disa mënyra, në këmbim të parave, të mallrave, por edhe me anë të punësimeve në administratë. Gjithashtu edhe kontratat e legalizimit të banesave janë përdorur për të blerë votat”, ka thënë Reed.

Të dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, ai i PS-së dhe ai i PD-së, kanë premtuar se do të angazhohen për evitimin e këtij fenomeni dhe, sipas demokratëve, një nga mënyrat është futja e votimit elektronik.

“Shitblerja e votës në Shqipëri është një problem që prek të gjitha aspektet dhe faktorët. Për të parandaluar këtë fenomen që ndikon në zgjedhje duhet të kontribuojnë të gjithë aktorët politik, si dhe duhen adresuar sa më mirë rekomandimet e OSBE-së”, ka thënë Bledi Çuçi,

“Shitblerja e votës është një problem i vjetër dhe thelbësor, por për t’i dhënë fund këtij fenomeni duhe të ketë vullnet poltik. Një tjetër mënyrë për të reduktuar shitblerjen është votimi elektronik në zgjedhje. Gjithashtu mosndëshkimi i këtij fenomeni i jep më shumë mundësi që të zgjerohet dhe të mos ndalet”, ka thënë Oerd Bylykbashi.

Antonio Corbo, ekspert i Komisionit Europian, njëkohësisht këshilltar i Gjykatës së Kasacionit në Itali, ka sjellë shembullin e funksionimit të ligjit në shtetit fqinj për ta evituar shit-blerjen e votës.

“Kandidatët në Itali gjatë fushatës zgjedhore nuk mund ta kalojnë shumën e 52 mijë euro për shpenzime elektorale. Në rast të kundërt, atij i hiqet mandati. Gjithashtu, një deputet që fotografohet me një apo me disa persona të inkrimuar mund të dënohet deri në 6 vjet burg”, ka thënë ai.

Edhe në këtë tryezë, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që në zgjedhje të aplikohet votimi elektronik, ndërsa përfaqësueist e pozitës kanë premtuar angazhimin e të gjithë aktorëve kundër  fenomenit të shit-blerjes së votës. (r.m.)

Comment

*