Përshëndetje Amerikë!

Forcat ajrore në SHBA, përshëndesin mjekësinë amerikane në kohën e pandemisë

 

Nga Moza Boletini

Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, vetë Presidenti Donald Trump deklaroi se sot në ora 12 avionët e forcave ajrore amerikane “Engjëjt Blu”, Navy (Forcat e Marinës Militare) në shenjë respekti e mirënjohje për bluzat e bardha do të fluturojnë në hapësirën amerikane.
Ashtu ndodhi vërtetë, sot në mesditë engjëjt blu dhanë një spektakël mahnitës në hapësirën qiellore të New York-ut e gjithë Amerikën për të falenderuar stafin mjekësor, në veçanti ata që rezistuan e punojnë akoma në vijën e parë të të infektuarve nëpër spitale nga coronavirusi.
Si çdo kush në këtë tokë të bekuar që me mënyra të ndryshme falenderoi mjekësinë amerikane edhe aviatorët, pilotët në fushën e profesionin e tyre falenderuan mjekët, infermierët e gjithë stafin mjekësor të spitaleve që me përkushtim, devotshmeri po japin kontributin human në shërimin e kurimin e pacientëve të infektuar me pandeminë e rëndë të covid-19.
Mijra njerëz hodhën vështrimin me emocion drejt qiellit të kaltërt, kur avionët zhurmues të forcave ajrore me fluturimin e krahët e tyre të magjishme i thanë SHBA – “Salute to America”.
Të gjithë u gëzuan, shkrepën foto e video të çastit. Sidomos fëmijët, veçanerisht ata, prindërit e të cilëve janë në frontin e parë si mjekë, infermierë duke shpëtuar jetë njerëzish. Ata s’kanë për ta haruar mesazhin e paqes nga Presidenti Trump e këtë ditë historike kur engjëjt blu me fluturimin e tyre përshëndetën nga qielli Amerikën, nënën e babain e tyre.
Edhe ne shqiptarët ndihemi krenarë për bashkëkombasit tanë, që janë staf mjekësor e punojnë me orare të zgjatura nëper spitale apo klinika urgjencash për të shpëtuar jetë në Amerikë.

Comment

*