Pesë kosovare në listën “30 nën 30 vjeç” të revistës “Forbes”

Prishtinë, 22 janar 2018 – Blerta Thaçi, Dafina Olluri dhe Blinera Meta nga organizata “Open Data Kosovo”, dhe Dua Lipa e Rita Ora janë përfshirë në listën e një projekti të revistës “Forbes”.

“’Open Data Kosovo’ e përfaqësuar nga Blerta Thaci, Dafina Olluri dhe Blinera Meta, gjendet në listën ‘30 nën 30 vjeç’ të revistës prestigjioze ‘Forbes’. Kjo listë ka për qëllim t’i shpërblejë 300 zbulues, sipërmarrës, dhe udhëheqës nën moshën 30 vjeçare nga gjithë Evropa, të cilët po e transformojnë dhe e ndryshojnë botën siç e njohim”, thuhet në njoftimin e “Open Data Kosovo”.

Në një komunikatë për media të kësaj organizate thuhet se tri vajzat e përfshira në listë janë përzgjedhur nga më se 15.000 aplikacione.

Kështu, ato kanë hyrë në Kosovë me vende si Anglia, Danimarka, e Gjermania”

Open Data Kosovo është organizatë pioniere në realizimin e projekteve që kanë për qëllim rritjen e transparencës publike nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë informative si dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve për shfrytëzim të teknologjisë. Që nga themelimi, në vitin 2014, përmes projekteve #techstitution, #tech4policy si dhe #Techsperience, ODK përveç që ka stimuluar rritjen e transparencës dhe publikimin e të dhënave nga institucione qeveritare, poashtu është duke pilotuar projektet e para për dixhitalizim të shërbimeve që shfrytëzohen nga qytetarët.

“Në botën ku ne operojmë, përfshirja e barabartë e të gjithë faktorëve është e rëndësishme. Në procesin tonë të punës, në mënyrën sesi dizajnohen projektet dhe në planifikimin e përdorimit të këyre shërbimeve nga qytetarët, zën vend të rëndësishëm aspekti gjinor. Jo vetëm ne të trija, pjesë e dizajnimit, zhvillimit dhe krijimit të këtyre projekteve janë edhe dhjetëra programere kosovare. Eshtë kënaqësi me përfaqësu punën e tyre dhe me e festu këtë vlerësim”, ka thënë tha Blerta Thaçi, drejtoreshë në ODK dhe themeluese e organizatës “Girls Coding Kosova”.

Dafina Olluri, zëvendës-drejtoreshë në ODK ka thënë:

“Përpjekjet tona për të stimuluar përdorimin e teknologjisë për zgjidhje të problemeve të shoqërisë sonë janë inovative dhe efektive. Në vazhdimësi jemi duke shfrytëzuar të mirat dhe mundësitë që i ofron teknologjia, për ta lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbime si dhe për të luftuar dukuritë negative të shoqërisë, që kanë për bazë mungesën e transparencës. Eshtë motivuese të shohësh rezultatet e punës në vend, dhe jashtëzakonisht motivuese të vlerësohesh nga Forbes për punën e bërë”. (r.m.)

Comment

*