Peticion “enveristësh” në SHBA: Jo Denver, Colorado – por Enver, Colorado!

Ruben Avxhiu

Change.org përdoret për peticione të të gjitha natyrave. Disa prej tyre janë për kauzat më të rëndësishme të botës. Disa edhe sjellin ndryshime historike.
Po në larminë e nismave disa janë vërtet qesharake, humoristike, të çmendura e histerike.
Shquhet sidomos një që i drejtohet kryebashkiakut të qytetit të njohur Denver, në shtetin Colorado në SHBA dhe që ta ndryshojë emrin nga Denver në Enver.
Ky ndryshim sipas peticionit duhet bërë për të nderuar udhëheqësin komunist Enver Hoxha të Shqipërisë.
“Ndryshojani emrin qytetit të Denverit në Kolorado sipas atij t ëish-udhëheqësit marksist-leninist, Enver Hoxha”, shkruhet në peticion. “Duam gjithashtu që bunkeri i nëndheshëm në Aeroportin Denver të vihet nën kontrollin e punëtorëve”.
Hashtaget e përdorura janë: #EnverNotDenver #MakeDenverEnverAgain #DropTheD
Në fakt, humoret me emret Denver, D’Enver dhe Enver janë të vjetra, ndonëse rrallë të lidhura me Enver Hoxhën e shqiptarëve.
Denver ka rreth 700,000 vetë dhe është qyteti i 19 për nga popullsia në SHBA. Po në rang rajonal, në nuk ka asnjë qytet më të madh në Mountain West pas Phoenix, Arizona dhe strehon agjensi shumë të rëndësishme federale amerikane.
Tekstin që i drejtohet kryebashkiakut Michael Hancock dhe peticionin mund ta vizitoni këtu: https://www.change.org/p/michael-hancock-rename-denver-co-after-enver-hoxha
Deri tani e kanë firmosur 132 vetë.

Comment

*