Peticion: Të miratohet ligji për dënimin e atyre që dhunojnë kafshët!

Në Shqipëri nuk ka asnjë dënim për ata që keqtrajtojnë, dhunojnë e vrasin kafshë të pambrojtura për kënaqësi. Ky është një fenomen i shpeshtë në rrugë apo lagje. Kjo është e papranueshme në një vend që aspiron standarte Europiane! Ka ardhur koha të kthehet dinjiteti e respekti për speciet e tjera që jetojnë në këtë vend ku të drejtat shkelen sistematikisht e pa asnjë pasojë! Ka ardhur koha të vendoset dënim për të gjithë ata që shkelin mbi jetët e kafshëve!
Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, publikimi i fotove dhe videove, eksperimentet e paligjshme me kafshë, duhet të jenë vepra penale të dënueshme.

Ne të nënshkruarit, i kërkojmë deputetëve të parlamentit shqiptar të
miratojnë sa më parë projekt-ligjin e propozuar për të dënuar ata që dhunojnë, keqtrajtojnë apo vrasin kafshët! Koha është TANI!
Ndaloni makabritetin dhe barbarinë!

Kërkojmë që aktet e mëposhtëme të cilësohen vepra penale dhe të plotësohet menjëherë vakumi ligjor me dënimet përkatëse për secilën prej tyre:

1) Braktisja e Kafshëve
2) Dhuna, keqtrajtimi, vrasja, dëmtimi fizik, tortura psikologjike (Mos-ushqyerje)
3) Përdorimi për qëllime eksperimentale (Foto, Video), argëtim
4) Përdorimi për konkurse forcë/ndeshje, qëllime financiare, aktivitete të jashtëligjshme apo argëtim
5) Përdorimi i kafshëve shtëpiake për lëkurën e tyre
6) Përdorimi i jashtëligjshëm për pendët apo pjesë të tjera të trupit të kafshëve të shpallura si specie në rrezik

 

KLIKO PER TE FIRMOSUR PETICIONIN!

One Response to “Peticion: Të miratohet ligji për dënimin e atyre që dhunojnë kafshët!”

Read below or add a comment...

  1. Anxhela Gëzhilli says:

    Dua qe te denohen me burg!

Comment

*