Petraq Kolevica

Këtë fotografi të arkitektit, poetit, përkthyesit, intelektualit e, njëkohësisht mikut tim Petraq Kolevica, e kam bërë në shtëpinë e tij para rreth 14 vitesh. Ato kohë, gjatë bisedave të këndëshme me të, ai më dhuronte edhe ndonjë libër të tij (origjinal ose përkthim) të shoqëruara përherë me autografe tepër miqësore.
Prej atëhere, shëndeti i z.Kolevica është rënduar, ai ecën me vështirësi dhe ka humbur thuajse fare shikimin (nuk mund të lexojë dhe shkruajë). Tani librat e tij, të cilat ja botojnë familjarët, m’i dhuron sërish me kënaqësi, por… pa autografe.
Sidoqoftë, nga bisedat e fundit me z.Kolevica, unë “lexoj” sërish në vendet bosh të autografeve intelektin, kulturën dhe botën e artistit, të cilat me kalimin e viteve dhe gjendjen jo të mirë fizike, nuk kanë ndryshuar fare tek ai.
Shëndet e të mira mikut tim Petraq Kolevica!

Qerim Vrioni

Comment

*