Philadelphia: Një ditëlindje që mblodhi shtatë mijë dollarë për ndërtesën e re

Ishte radha e kryetarit te shoqates “Bijte e Shqipes”, z. Tajar Domi, te ftonte shoket e miqte e tij me rastin e ditelindjes. Eshte nje kujtim i bukur, tashme i kthyer ne tradite, per nje grup jo te vogel bashkatdhetaresh, antar te shoqates tone. Ata, prej me se tete vitesh organizojne se bashku, gezimin e kesaj dite. Por, nga njeri vit ne tjetrin, grupi rritet. Tajari e njoftoi kete dite te rendesishme te jetes se tij, duke i ftuar per daten 14 Tetor 2018, ne oren 2 te pas dites, ata qe mendonte ti respektonte. Sigurisht , numri i pjesemarresve do te ishte me shume se zakonisht. Rreth pesedhjete miq e shoke te tij, antar te keshillit drejtues, bashke krahinar e familjar te Tajarit, moren pjese ne kete gezim. Vendi ku u organizua dreka ishte i ndryshem nga te meparshmet, ishte edhe me i bukur. Tek Qendra e re e komunitetit, do te ishte ideale. Keshtu , ne oren e njoftuar filluan te hynin ne porten e madhe per ne oborrin e kesaj Qendre, e cila ka filluar te rindertohet. Dy flamuj te medhenj , ai amerikan dhe ai shqiptar, te vendosur ne dy anet e kesaj porte si dhe dy te tille te vendosur ne bedenat e katit te dyte te nderteses, bejne presantimin e vendit ku jemi. Flamujt jane aty qe nga 23 korriku I ketij viti, data kur u ble ky ambjent, dhe nuk do te hiqen kurre. Te gjithe te qeshur e krenar. Perpara uljes ne banket , secili do te vizitonte ambjentet e brendshme e te jashtme te godines. Urime e fjale te mira nga gojet e tyre. Ne katin e dyte te nderteses, grupi I perhershem I punes vazhdonte akoma punen. Ishin te palodhurit Refat Sulaj, Bashkim Berdufi, Petrit Zanaj, Bujar Veliaj, Idajet Ago e Melsi Molla. Mungonte sot Hakiu, organizatori I grupit, I cili ndodhet ne Shqiperi. Ata e kane kthyer te shtunen e te dielen qe prej tre muajsh ne dite te punes vullnetare ne kete qender. Ndersa me te moshuarit si Hysa, Eqeremi, Lutfiu, Samiu, Sotiri, Hamdiu, Sherifi , Adili etj, sot e kishin lene punen me heret per tu pergatitur per dreken e organizuar.
Ne kenaqesine e pamjes se vjeshtes te atij ambjenti kaq te bukur, te rrethuar nga peme te larta akoma jeshil se bashku me barin ne toke, ishin vendosur tavolinat dhe gjithcka ishte gati. Familja Domi kishte pergatitur ushqim te bollshem per te gjithe te ftuarit. Djemte Erioni e Arianiti, se bashku Jakupin, Bujarin, Kaloshin, Isufin, Astritin e te tjere, akoma me shqetesimin ne se eshte cdo gje sic duhet. Duke hapur dreken, pasi falenderoi te gjithe pjesemarresit, Tajari tha “zgjodhem ta organizojme kete ditelindje ketu, sepse tashme ky ambjent eshte i yni, eshte bahcja jone e blere nga komuniteti. Ketu ndjehemi qindra here me mire se ne nje lokal luksoz, megjithese akoma nuk jane kushtet e duhura. Ketu do te jete votra e ngrohte per cdo shqiptar, por akoma me e ngrohte per femijet tane, ku ata do te mesojne gjuhen e kulturen tone kombetare…”.
Si zakonisht ne te tilla organizime, deshira e cdo pjesemarresi eshte qe ti thote dy fjale zemre. Keshtu bene edhe sot pjesemarresit e kesaj tavoline, si Ahmet Shabani, Llazar Vero, Sotir Goxhaj, Eqerem Murataj, Mexhit Koboci, Hyse Hasa e te tjere. Ata vune ne dukje vlerat njerezore, intelektuale, organizuese e atdhetare te Tajarit. I dashur, i qete, te ben per vete – u tha nga dikush. Ka pasur nje shtim te furishem te antareve ne shoqate gjate ketyre viteve,- thote Abedin Teme-, ndersa emri i shoqates eshte bere edhe me i njohur. Petrit Zanaj thote : “Tajari si kryetar, beri ate hap te madh qe ne ish kryetaret nuk guxuam ta ndermerrnim. Ai tha do ta blejme kete ndertese, dhe u arrit. Ne e mbeshtetem, komuniteti e mbeshteti, ai kontriboi”. Urimet vazhduan, ndersa shprehja e Tajarit ishte qe se bashku, mund te bejme shume gjera te mira.
Ne kete mjedis ishin edhe Bedri Buzi me zonjen e tij prof.dr. Adriana Berberi, te cilet tani banojne ne Shqiperi por kane qene ne grupin fillestar te krijimit te shoqates 16 vite me pare, ata vleresuan punen e bere nder vite.
Gezimit ju shtua edhe dorezimi nga z. Petraq Budo i dokumentit perfundimtar te hipotekes te godines si prone e shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia.
Por me e vecanta e kesaj dite ishte se gradualisht kjo ditelindje u shendrrua nga te pranishmit ne nje takim fondmbledhes per restaurimin e godines. I pari, kryetari i Vellazerise kuksiane z. Ahmet Shabani, dorezoi nje check prej 3000 dollaresh dhuruar nga bisnesmeni kuksian Besnik Tota, ne respect te punes se bere deri tani. Pastaj me radhe, vellezerit Ruzhdi e Luan Kotarja 500 dollare, Nuri Kupa kishte derguar $ 400 ne pamundesi per te marre pjese, Jakup Domi dhuroi $1000, Mexhit Koboxhi $ 200, Eqerem Murataj $100, Enver Parllaku $100, Abedin Teme $120, Sadik Elshani $100, Llazar Vero $ 100, Astrit Daku $ 200, Ylli Cota $200, Hamdi Gjana $ 100, Bedri Buzi $50, Anastas Golemi $100, Ismet Ajvazi $50, Besnik Tota $+50.
Nderkohe Tajari njoftoi , se nepermjet Facebookut me rastin e ditelindjes time, u dhuruan ne llogarine e shoqates 545 dollare, nga personat e meposhtem : Gezim Perzhilla me banim ne Conecticut $250, Mark Kosmo ne Nju Jork $20 , Armand Ponoci $20, Drilon Cenga $20, Astrit Daku $50, Jakup Domi $50, Bujar Cela $50, Luka Lakuriqi $20, Shkelqim Hazizaj $20, Bujar Gjoka $20, Elhame Domi $20.
Keshtu kjo ditelindje, 62 vjetori i z. Tajar Domi, beri te njohur per komunitetin, se Godina e Re eshte nje vend i mrekullueshem, pervec te tjerave, edhe per evente te tilla. Shume shpejt aty, do te jene rinia qe do te organizoje me 27 tetor nje BBQ party. Por ambjenti ka shume pune per tu rindertuar e per tu bere nje Qender dinjitoze, sic ne deshirojme te jete. Festimi i kesaj ditelindje ku u mblodhen $ 7000, tregoi se gjithcka eshte e mundur ta arrijme se bashku. Ne te tilla raste, pak nga pak, secili sipas mundesive, rriten mundesite e kryerjes sa me shpejt te puneve qe nevoiten te behen ne godinen e blere.
Duke i uruar Tajarit, jete te gjate e te lumtur, dhe duke e falenderuar per gjithcka, pas tre oresh qendrimi duke shijuar cilesine e ushqimit te servirur dhe pijeve te shumta, te ftuarit filluan ta linin kete vend, me mendjen per tu kthyer perseri ne bashkime te tilla.

Bujar Gjoka
Zv/kryetar i shoqates “Bijte e Shqipes”

Filadelfia, 14 Tetor 2018

Comment

*