Philadelphia: Shoqata “Bijtë e Shqipes” vlerëson biznesmenët-heronj të periudhës së pandemisë

Nga: Tajar Domi

Vecanёrisht nё periudhat e vёshtira , dalin nё dukje njerёzit me vlerat e tyre. E kёta mund tё jenё jo vetёm emra udhёheqёsish apo bisnsmenёsh tё mёdhenj, por edhe njerёz tё zakonshёm qё japin nga vetja dashuri e kontribut pёr tё tjerёt. Mё kujtohen disa vargje tё shumё viteve mё parё, qё dikush i recitonte nё njё program televiziv: “Heroizmi o shokё, i ka rrёnjёt nё popull, ju kёrkoni heronj, ato i keni rrotull“. Megjithatё sa herё qё fjala bie pёr heronjtё, na del pёrpara imazhi i tyre fizik i fuqishёm si dhe pёrballja me armikun e rёnia e tyre nё kёtё luftё nё mbrojtje tё atdheut. Vec kёtyre jemi mёsuar tё shohim apo tё njohim edhe njё grup tjetёr heronjsh, ata tё punёs, qё ishin mbi tё tjerёt me volumin, cilёsinё e organizimin e saj duke i sjellё shoqёrisё njё produkt mё tё lartё me shembullin e tyre. Ndёrsa sot, kёtu nё Amerikё, unё (dhe si unё besoj edhe tё tjerёt) kemi hasur fjalёn “hero” nё shumё raste, ndoshta edhe pёr ndodhi tё “vogla” pёr rreth nesh, shpesh duke e dёgjuar nё biseda tё ndryshme apo nё ekrane televizive. Kёtё fjalё e dёgjojmё tё pёrdoret si vlerёsim gojor pёr persona tё ndryshёm tё pёrfshirё nё njё aksion shpёtimi pёr hirё tё detyrёs (shprehja: ata ishin heronj), e dёgjojmё nga fёmijtё qё jo rrallё i simbolizojnё prindёrit e tyre me heronjtё pёr punёn e gjithanshme tё tyre (shprehja: ata janё heronj pёr mua), apo veprimi i dikujt nё njё ngjarje e situatё duke mbrojtur jetёn e tjetrit (shprehja: ai u tregua hero)…etj. Nё kёtё mёnyrё ne i vecojmё, i respektojmё e i vlerёsojmё kёto njerёz pёr atё cfarё bёjnё, dhe nё dallim nga ne tё tjerёt, ata e bejnё edhe pёr tё tjerёt. Dhe kёta u evidentuan edhe gjatё kёtij  viti pandemic, duke pёrfshirё stafet shёndetsore nё spitalet e ndryshme si nё tё gjithё botёn edhe kёtu nё Filadelfia e Nju Xhersi, punonjёsit e plolicisё  qё u bёnё barrikadё ndaj atyre qё shkelnin ligjin a rregullat mbi pandeminё, dhe tё dy kёto grupe shpёtuan shumё jetё njerёzore me angazhimin e tyre. Por nuk ishin vetёm kёta. Pati pёrvec njerёzve tё punёsuar nё kёto dy sektor jetёsor, (midis tyre edhe shumё shqiptar), edhe njё grup jo i vogёl biznesesh qё u vunё nё shёrbim tё njerёzve nё nevojё. Edhe kёtu, shqiptarёt u panё me dashuri e me vlerёsim tё jashtёzakonshёm nga popullsia amerikane.

 

Po kush ishin shqiptarёt me tё cilёt u ndjemё krenarё:

Kemi shkruar edhe mё parё pёr emra konkret mjekёsh, infermjeresh, farmacistёsh, inxhinierёsh e tё tjerё shqiptare qё nёpёrmjet qёndrimit tё tyre nё pozicionet e punёs, dhanё kontributin sё bashku me mijёra tё punёsuar tё tjerё nё kёta sektor. Nё qendёr tё kёtij shkrimi sot, janё perfaqёsuesit e tre bisneseve tё restaurantёve  bashke me stafet e punёs tё tyre, qё ushtrojnё aktivitetin  nё Filadelfia e Nju Xhersi. Konkretisht: Alex A. Daku qё zotёron “Amici Restaurant“, Astrit Shini dhe vёllezёrit Jashar e Hekuran Daku qё zotёrojnё “Il Fiore Restaurant“, si dhe vёllezёrit Gani e Bujar Daku dhe Mefail Kupa me grup restaurantet “La Fontana“, pёr tё cilёt Shoqata “Bijte e Shqipes”  njoftoi vendimin pёr dhёnien e Certifikatave tё Mirёnjohjes me motivacionin e mёposhtёm : “PЁR KONTRIBUTIN E MADH QЁ DHANЁ DUKE DHURUAR SHPRESЁ E USHQIM FALAS TEK NJERЁZIT NЁ NEVOJЁ , TEK PERSONELI SHЁNDETESOR I SPITALEVE DHE EFEKTIVAT E POLICISЁ QЁ ISHIN NЁ VIJЁN E PARЁ TЁ MBROJTJES SЁ JETЁS , GJATЁ PERIUDHЁS SЁ PANDEMISЁ COVID -19 TЁ VITIT 2020 “. Grupe nga kryesia e kёsaj shoqate nёn drejtimin kryetarit z. Bujar Gjoka sё bashku me zoterinjtё Dritan Matraku, Llazar Vero, Tajar Domi, Haki Collaku, Mexhit Koboci, Bujar Velia e anetari i shoqatёs Hysё Hasa, i shpёrndanё kёto vlerёsime drejt pёr sё drejti nё adresat e kёtyre restauranteve. Nё bisedat me to, e ndjemё mё afёr situatёn e atyre ditёve, vecanёrisht tё muajve tё parё tё pandemisё, kohё gjatё sё cilёs, thuajse tё gjithё ne mundoheshim tё mbyllnim edhe vrimat e celsit nё shtёpitё tona pёr tu mbrojtur nga armiku i padukshёm. Ndёrsa kёta bashkatdhetar sё bashku me punonjёsit e tyre qёndronin me derёn hapur (sipas rregullave tё njoftuara nga autoritetet shtetёrore) nё shёrbim tё tё tjerёve. Duke sfiduar rrezikun edhe tё jetёs, ata nё grup u gjenden nё shёrbim tё njerёzve. Tek shikonim fotot dhe videot e shpёrndara nё FB  prej tyre, por edhe nga shoqata “Bijte e Shqipes”, tek kujtonim edhe shkrimet e intervistat e bёra nga kanale tё ndryshme televizive  si Zeri i Amerikes, TVSH, Top Channel, Klan etj, mendonim me vete duke e thёnё edhe me zё tё lartё: Kёta janё heronjtё tanё nё Filadelfia, qё na bёjnё tё gjithёve krenar. Nёnё Tereza shqiptare na mёson qё tё mos presim pёr tё bёrё gjёra tё mёdha, por le tё nisim me tё voglat. Tё dhurosh ёshtё dashuri , shpirt gjёrёsi , mbrojte jete, dhёnie shprese, ёshtё moral, ёshtё tё shijosh jetёn. Bashkatdhetarёt tanё tё restauranteve tё mёsipёrme e ndjenё kёtё. Prandaj gjatё atyre muajve, ne njoftimet e pёrditёshme u bёhej thirrje njerёzve nё nevojё tё mos rrinё me barkun bosh nё shpi, por tё afrohen nё sportelet tona ku do t’ju shёrbehet supё e bukё falas, ose njoftoni qё t’ua sjellim nё shpi . Ata tregojnё, se u afruan njё numёr i konsiderueshёm, qё ndoshta nuk e kishim imagjinuar mё parё. Alexi, Bujari e Hekurani, duke kujtuar moton e fushatёs sё tyre “Tё ndihmojmё ata qё kanё nevojё”, i rremben dёshira qё ky motiv tё jetё pёrgjithmonё. Nuk ka qenё e lehtё, por ishin ditё tё vёshtira, edhe pse para nesh ishte zgjedhja pёr ta mbyllur bisnesin, sic vepruan shumica. Por duke menduar pёr vete, mendonim edhe pёr punonjёsit, familjet e tё cilёve do tё ndodheshin ndoshta pёrballё vёshtёrsive. E biseduam me to, pёr mё tё mirёn, e pёr t’ju ardhё nё ndihmё tё tjerёve. Shpenzuam energji, kohё e me rrezikun e padukshёm mbi kokё. “Ju keni shpenzuar edhe sasi tё konsiderueshme financiare gjatё kёsaj fushate “- nderhyn z. B.Gjoka nё bashkebisedimin me Alexin. Jo, nuk ёshtё e vertetё. Shumica e asaj qё dhuruam na u kthye shumё shpejt, thotё Alexi. Nё shtator, kur filloi rihapja e lokaleve, ata qё na frekuentonin para pandemisё, filluan tё vinin e po na falenderonin nga zemra pёr ndihmat qё kishim shpёrndarё nё njerёz tё vecantё e institucione. Njё pjesё e tyre, nё shenjё mirёnjohje ndaj nesh, vazhdon Alexi, filluan tё linin cheqe me shuma jo tё vogla, kёshtu qё ato qё ne dhuruam po na vijnё mbrapsh. Si pёr tё konfirmuar fjalёn e urtё tё popullit, “hidhe nё det se tё del nё tokё”, na erdhi nё ndihmё vendimi i qeverisё amerikane dhe i shtetit tё Nju Xhersit pёr tё ndihmuar financiarisht bisneset, midis tyre edhe ato tё nivelit tonё. Kёshtu thotё Hekurani, duke falёnderuar edhe punёn e stafit tё tij tё atyre ditёve si dhe shoqatёn Bijte e Shqipes pёr pasqyrimin me detaje tё asaj pune e angazhimi tё jashtёzakonshm qё nuk do tё harrohet kollaj.

Me Bujarin, u takuam nё njёrin nga restaurantet e “Daku Group” nё Atlantik City. Ai ёshtё ndёr tre tё parёt qё u arratisёn nga vendlindja nё vitin 1989, nё moshёn 17 vjecare, dhe brenda pak muajsh u ndodhen nё vendin e ёndrrave, nё Amerikё. Puna e pasioni i pёrditshёm pёr rritjen e bisnesit, kanё cuar qё sot familja e tij sё bashku me tё vёllait, Ganiut, tё zotёrojnё njё rrjet bisnesesh kёtu nё Filadelfia e nё Nju Xhersi. Duke marrё certifikatёn e Mirёnjohjes, Bujari vlerёson sё pari angazhimin intelektual e atdhetar tё antarёve tё kryesisё sё shoqatёs pёr veprimtaritё dhe shkollёn shqipe qё po funksionon online, dhe sё dyti pёr mirёnjohjen qё kam nё dorё e cila nuk ёshtё e vetmja prej jush. Me mund e djersё e kemi arritur kёtё qё kemi, faleminderit zotit- thotё Bujari. Nё grupin tonё kishim me vete edhe veprimtarin e palodhur tё komunitetit shqiptar z. Enver Parllaku, i cili po menaxhon se bashku me djalin e tij Arjanin, restaurantin La Fontana Della Cita nё qendёr tё Filadelfias. Ky restaurant ёshtё bёrё njё vend i pёrhershёm pritje, bashkimi, ndihme e punёsimi  pёr shqiptarёt e veprimtaritё e shoqatёs  vecanёrisht pёr mbledhje fondesh.

Do tё kontribojmё edhe mё tepёr nё tё ardhmen, sepse prej kohesh  shoqata Bijte e Shqipes ёshtё bёrё njё emёr i njohur e me punёn e transparencёn financiare po i bashkon mё shumё shqiptarёt.

Bashkatdhetarёt e mёsipёrm janё ata bisnesmenё qё me punёn e angazhimin e tyre nё ditёt e vёshtira tё pandemise, ndihmuan tё tjerёt dhe na benё krenar tё gjithёve ne. Ata janё njё shembull pёr tu ndjekur edhe nga bisnese tё tjera tё shumta shqiptare kёtu. Dhe ata janё nga e njёjta zone prej sё cilёs kanё ardhur, nga Kalaja e Dodes. Sigurisht origjina flet shumё nё kёtё drejtim. Sё bashku me tё tjerё persona e familje tё kёsaj zone qё banojnё e zotёrojnё bisnese kёtu nё Filadelfia, si Qazim Kupa, Kalosh Kupa, Shpetim Daku, Nuri Kupa, Gezim Kupa, Mefail Kupa, Jakup Domi, Ismet Ajvazi , Hamit Kupa etj, e kanё vendosur veten ndёr tё parёt nё kontributet financiare tё dhuruara pёr shoqatёn Bijte e Shqipes e shkollёn shqipe, pёr raste fatkeqёsish tё bashkatdhetarёve e ndihmё pёr tёrmetin nё Shqiperi.

 

Nё respekt tё vendlindjes tё kёtyre heronjve tё periudhёs sё pandemisё covid-19, por edhe tё tё tjerёve qё cituam mё lartё, do t’ju njohim shkurt me zonёn e Kalase se Dodes dhe tё vecantat e saj: Ajo shtrihet nё zonёn verilindore tё Shqiperise, rrёzё malit tё Korabit. Qe nga viti 1952 pesё fshatrat e saj janё pjesё administrative e Dibres, ndёrsa para kёtij viti dhe historikisht kanё qenё pjesё e Lumёs. Lartesitё e bjeshkёve tё bukura tё Korabit, ju kanё dhёnё kёtyre banorёve pёrvec detyrimin pёr tё qenё punёtor e tё aftё pёr tё pёrballuar vёshtёrsitё e jetёs tё familjeve, edhe krenarinё e tyre pёr tё qenё bashkё e nё ndihmё tё njёri tjetrit. Atdhetar dhe luftёtar pёr kombin, kanё qenё e janё banoret e Kalase se Dodes. Deshmori i parё i betejes nё luftёn e Kolesnjanit ku serbёt lanё 12 mijё tё vrarё, ishte Ibrahim Zeqiri i Radomirёs. Dy herё shtёpitё e tyre janё djegur nga serbёt, ndёrsa shumё banorё janё vrarё e prerё nё pabesi, sic ky armik shekullor ka bёrё vazhdimisht mbi shqiptarёt. Por ato nuk i lёshuan kurrё trojet. Eshte popull qe i pёlqen jo vetёm liria nё gjithanshmёrinё e saj, por edhe vetё qeverisja. Nё periudhёn e komunizmit, pёrjashtuar raste tё vecanta, vizitor nё shtepinё e njё komunisti apo punonjёsi shteti, ishte edhe njё kulak apo pa triskё fronti, si dhe anasjelltas. Kjo dёshmonte bashkimin, c’ka e detyronte shtetin e asaj kohe te ishte mё i matur nё ekstremet e tij. Burrat kane punuar fort, nё kёrkim tё parasё nё cdo cep tё Shqiperisё, me qёllim qё familja tё mos vuante nga mungesat pёr tё jetuar. Dhe ja kanё arritur qёllimit. Kёshtu veprojnё shqiptarёt dhe e gjithe bota sot, nё kёrkim tё punёs e fitimit tё  parasё, pёr njё jetё mё tё mirё. Familja nё Kala tё Dodes, ka jetuar mirё nё cdo kohё , falё punёs tё burrave e respektit ndaj grave.

Miku im nga Fieri kёtu nё Filadelfia, z. Llazar Vero, nё festimin e ditёlindjes time para disa vitesh, u drejtohet tё pranishmёve: “Kam bredhur nё tё gjithё Shqiperinё si gazetar por dy herё nё jetёn time, kam fjetur si mbret, njё natё nё Voskopojё dhe herёn tjetёr nё Kala tё Dodes. Dhoma e gjumit e vecantё, e shtruar me qilim e sixhade, krevati shkёlqente me bardhёsinё e carcafёve e jorganin prej atlasi…”. Ndёrsa mёsuesi nga  Dukati i Vlores , z. Ismet Kutelaj, i cili punoi nё njёrёn nga shkollat e zonёs pёr gjashtё vite nё vitet ’80 , shkruan kёshtu nё njё mesazh nё FB pёr kёta banorё: “Janё njerёz tё zgjuar. Janё trima e patriotё. Janё tё kurbetit e sakrificёs. Janё njё popull shumё mikpritёs. Janё shumё punetor, sa qё anglezi kur shkojnё emigrantё pёr tё kёrkuar punё, i pyet: Je nga Kalaja e Dodes? Jane pastёrtor e tё respektueshёm. Janё tё besёs, tё fjalёs e tё kuvendit. Qendrojne lartё … Une flas njё realitet tё jetuar nga afёr, kam ndenjur nё vatёr tё zjarrit”.

Brezi i te rinjve tё pas ’90 -ёs i kesaj zone, kudo qё janё nё bote, janё nё pararojё tё punёs. Kёshtu janё edhe ata kёtu nё Filadelfia. Janё duke shkolluar fёmijtё e tyre nё universitetet mё tё njohura tё Amerikes. Por pёrvec punёs, me sa duket ata kanё trashёguar edhe cilёsitё e mёsipёrme tё para ardhёsve, vlerat njerёzore e humane qё ata kanё manifestuar nё vite e shekuj. Prandaj, ndoshta kjo trashegimi i bёri heronjtё tanё tё pandemisё covid-19  nё Filadelfia , tё ishin vetёm ata me origjinё nga Kalaja e Dodes. Nё fund tё kёtij shkrimi po sjell  edhe disa vargje tё kёngёs sё mёposhtme :

Kudo shkojn’ djemt’ e Kalase Dodes,

N’Amerike apo n’Europe,

Dinё respektin si ta bёjnё,

E vendlindjen ta nderojnё.

JU LUMTE!

 

Filadelfia , me 25 Janar 2021

Comment

*