“Piratët” e Gjuhës Shqipe!

Muhamet Mjeku

Shkruan Muhamet Mjeku

Nuk mendoj se mund të jap ndonjë vlerësim apo kontribut rreth nivelit të gjuhës së sotme të shkruar? Ajo që po shihet, jep sinjale të liga, sidomos gjuha e shkruar në rrjetet sociale, në disa portale e gazeta dhe e folmja në disa radio e televizione. Duke u nisur nga kjo gjendje e palakmueshme, gjithnjë sipas vrojtimit tim, profesionistët e kësaj fushe do të duhej të ngreheshin në këmbë e ta thoshin fjalën e tyre, jo njëherë, por për çdo ditë, dhe jo vetëm këta. Kujtoj se këtu kemi të bëjmë me mungesë vullneti e vetëdije për ta mbrojtur gjuhën tonë të shëndoshë nga “piratët” e saj, si çështjen më të shenjtë të identitetit tonë kulturor e kombëtar.

Kur lexon sot rrjetet socilale, disa portale, gazeta, akte zyrtare normative dhe, gjithnjë po them në mënyrë të zbutur, kur dëgjon deputetët në parlament, e të tjerë në biseda telivizive bashkë me moderatorin e disa emisioneve, merr përshtypjen e keqe se, gjuhës sonë, po i bëhet një padrejtësi e pashembullt, përbuzje dhe nënçmim nga “piratët ” e saj, nga injorantët dhe sikur të ishin gjallë rilindasit tanë që i dhanë frymë kësaj dhe kombit tonë, do të na mallkonin deri në buzë varri.

Në një rast kur një studente e pyeti Bill Clinton-in kur ishte Presidend i SHBA, se çka do t’u preferonte amerikanëve të rinj në një ndërrim moti, ai u përgjigj pa hezitim:” Të flisni e ta shkruani sa më mirë anglishten”. Natyrisht, që të rinjtë amarikanë mund të kishin dëshira krejt tjera, por, ai u propozoi gjuhën me të cilën identifikohet një kulturë dhe një popull.

Është krejt e ditur se pa dashuri ndaj gjuhës, s’mund të ketë as dashuri ndaj atdheut e kombit. Gjuha është lidhëse dhe aq e rëndësishme sa vetë rrënjët e një populli.

Ndërsa, liria është frymëzim dhe zhvillim i të parës dhe i të dytit, gjuhës dhe kombit. Këtë më së miri i dinë shqiptarët që kaluan nëpër një histori të stuhishëm nga pellazgët, të lirët e deri këtu, ku jemi sot.

Ta duam gjuhën shqipe siç e deshën Rilindasit tonë dhe të brengosim siç u brengosën ata kur shihnin se ajo po devijohej.

“Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël sa e dlirë…” N. Frashëri.

“Kështu gjuha po shemtohet, dhe kështu kombi po mjerohet…” F. Shiroka.
Të gjithë kanë të drejtë të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare, askujt s’ mund t’i mohohet asnjë shkronjë e vetme e alfabetit, por, njëherësh, askush s’ka të drejtë ta përbaltojë aq mizorisht gjuhën tonë të shtrenjtë-antike, kushdo qoftë ai: nxënës, student, arsimtar, politikan, doktor shkencash, akdemik etj.

Nuk mjaftojnë vërejtjet që i bëjnë aty-këtu dashamirët e saj, kjo çështje duhet të sankcionohet me ligj në sistemin arsimor dhe, kështu lënda e gjuhës shqipe, të jetë obligative edhe për ata që studijonë matematikën, filozofinë, historinë apo ndonjë dretim tjetër.

Shumëkush ndalet vetëm në lëshimet ortografike, por aq e randësishme është struktura sintaksore e fjalisë se pa të, ajo duket e rrënuar, jo e rrjedhshme, mbase edhe e pakuptueshme. Një fjali e ç’thurrur i përngjan një shtëpie asimetrike që s’ka funksionalizëm, strukturë dhe estetikë.

Pse s’po mund ta gjejmë rrugën e dashurisë ndaj gjuhës sonë ” të ëmbël e të dlirë…”!?

———————————————–

PS: I bëja shoqëri një miku në një restorant shumë të njohur te një shqiptari në NY. Pasi porositëm drekë, pronari na u afrua duke buzëqeshur: “Kur të dilni, te banaku e kam vendosur një fletore përshtypjesh për mysafirë të zgjedhur”. Njeriun që e shoqëroja hiqej i dishëm, mësimdhënës në një fakultet. Në Kosovë ishte luftë, me një shpresë të madhe në pritje. Në këtë restorant, gjatë viteve të 90-ta, kishin kaluar shumë intelektualë, politikanë, gazetarë e njerëz të njohur të kulturës nga Tirana, Prishtina, Shkupi dhe Ulqini, në mesin e tyre edhe shkrimtari Ismail Kadare dhe artisti Bekim Fehmi, të dy të njohur për famën e tyre në botë.

Kur u ngritëm të dilnim, i zoti i restorantit shfaqi dëshirën të na përcillte, dhe kur u afruam tek banaku, mysafiri la përshtypjen e tij në fletore në në dy fjali, por me shumë gabime, aq sa kishte fjalë. Profesori, i ardhur nga atdheu, kur i pa terthorazi mesazhet e tjerëve, u skuq me vetveten. Tek tash po e kuptonte se në ç’nivel ishte.

Comment

*