Piu helm në Gjykatën e Hagës, pasi iu konfirmua dënimi me 20 vjet burgim

Hagë, 29 nëntor 2017 – Një seancë dëgjimore për krime lufte në Hagë është pezulluar për shkak se i akuzuari piu një lëng për të cilin tha se ishte helm, pasi e dëgjoi vendimin.

Sllobodan Praljak ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës që u paraqit para gjykatës, raporton BBC.

Ai u dënua me 20 vjet burgim më 2013 për krime në Mostarin lindor.

Me të dëgjuar se dënimi i tij u rikonfirmua, ai i tha gjykatësit, “Sapo piva helm”.

Praljak u ngrit në këmbë dhe e ngriti dorën tek goja, e tundi kokën prapa dhe u duk se përpiu një gotë me diçka, që sipas avokatit të tij, ishte helm.

Gjykatësi menjëherë urdhëroi vendosjen e perdeve dhe seanca u pezullua.

Të gjashtë të dënuarit u paraqitën në gjykatë për vendimin final të apelit të dhënë nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*