Plagët e djalit mi ke borxh ti zoti Lleshaj!

Luan Laze

– Leter te hapur Ministrit Brendshem, Sander Lleshaj.

Une qe po te drejtohem publikisht, quhem Luan Laze. Lindur dhe banues ne Tirane. Jam gazetar dhe shkrimtar i satires. Aktualisht punoj ne nje nga ndermarrjet e Bashkise Tirane.

Shkak i kesaj letre u be dhuna ndaj protestuesve ne mbrojtje te Teatrit
Kombetar. Pervec atyre qe rrahet dhe dhunuat barbarisht, midis tyre, ishte edhe im bir, gazetari Elio Laze.
Pavaresisht se ushtrojme te njejtin profesion, por tashme une i lire, asnjehere nuk me ka vajtur me mendje qe ti nderhyj ne punen e temat e tij.

Ai eshte aktualisht gazetar terreni si i derguari i televizionit Ora News.. Eshte perballur me gjithfare temash dhe personazhe. Kisha dite pa e takuar, prandaj per kete qellim, vajta aty ku ai ka punen, ne terren duke pasqyruar protesten e dites dyte ne mbrojtje te Teatrit.

I kisha ndjekur lajmet ne ekran ku del im bir, te Ora News. Pashe edhe shtyerjet qe i bente policia atij, si te gjitheve.Te mesuar me te tilla vandalizma ndaj shtypit e mediave, nuk se me beri shume pershtypje. Por kur takova djalin, dhe pashe shenjat ne fyt dhe qafen e tij, shtanga dhe u trondita.Me kembenguljen time, me tregoj edhe shenja te tjera dhune. Kembe te nxirra, krah te mavijosur dhe hematoma ne cdo pjese te trupit!
Ai ka natyre te forte, e nuk ankohet kollaj, aq me pak me mua si prind.
Nderkohe vura re, si dhjetra e qindra pjesmarres ne tubim, jo vetem e pershendesnin, por edhe e pyesnin per shendetin pas atyre pamjeve qe ata i hoqen vete ne kurriz. Sic edhe i pane te ushtroheshin mbi gazetarin Elio Laze.
Si prind i ndjeva krenar per respektin qe tregonin njerezit per te. Ashtu si me ka bere krenar perhere me sjelljet qytetare kudo, ne pune, me koleget, me miqte dhe shoket e tij. Dhe ata jane te shumte.
Nderkohe, falenderoj edhe ish Kryeministrin Sali Berisha, qe denoncoj me fakte dhe pamje dhunen ndaj djalit tim Elio Laze, si gazetar.

Djali me informoi se cdo plage mbi trupin e tij, e kane te dekumentuar me filmime. Kjo eshte pune e tyre dhe e televizionit ku ai punon prej vitesh.
Por ajo qe dua te te them ne kete leter, ka te beje me mua, si prind dhe shkrimtar.
Shikoi keto dy foto me poshte. Nese nuk i ke pare fimimet per dhunen e ushtruar ndaj tij, po te informoj se mund ti kerkosh ne televizion, apo vete djalit tim Elio Laze.

Ky mostra me detyre polic qe shikon ketu, ka ushtruar nje dhune kafsherore mbi te. Ndonese ishte aty jo si protestues, por si gazetar, ne detyre. Me gjithe nderhyrjet dhe frenimin e kolegeve te tij, duke e paralajmeruar se e kishte gabim me gazetarin, perseri polici yt, vazhdonte te nxirrte dufin e tij, ose sipas porosive te tua.

Ne fund po te njoftoj dhe paralajmeroj:

Nese ti si Ministri i tij, nuk merr masa perjashtimi nga rradhet e policise dhe dergimin ne gjyq, atehere si prind dhe qytetar, gazetar dhe shkrimtar, po te them:
Se ti Sander Lleshaj, je ne gjak me mua, farefisin dhe te gjithe miqte e shoqerine time dhe te tim biri. Nese ai polic do militoj ende ne rradhet e asaj strukture, dije mire, se une, dhe te gjithe ata qe me rrethojne, do ta kerkojme personalisht ty, dhe vetem ty, plaget e dhimbshme mbi trupin e djalit tim.
Qofsh ne ate detyre ose jo. Kudo te jesh.
Ose vere kete drejtesine e vogel ne vend, (se te madhen do e paguash ndryshe,) ose pastaj, me lind e drejta, qe ate dhimbje qe i shkaktuat gazetarit, djalit tim, Elio Laze, dhe mua si prind ku shoh plage ne trupin e tij, qe hakun ta kerkoj te ty. Vetem te ty!

Nese nuk i ke udhezuar ti ata qente e policise, perseri mban pergjegjesi. Hygoi madh ka shkruar se:
“kush mjekon krahet e skifterit, ka pergjegjesi per kthetrat e tij”
Nese nuk e doni kete pergjegjesi, veproni sa nuk eshte vone duke ndalur skifteret mbi popullin dhe gazetaret. Sepse mua me dhemb disafish ajo dhune e ushtruar atje. Si qytetar, si shkrimtar dhe si prind.

Ti Minister je mesuar ti sherbesh diktaturave. Ndersa une dhe im bir jemi njerez te lire, dhe kontribojme sado pak per DEMOKRACI! Kundra atyre te pareve te tu, kam nje jete, sado modeste, prej kundershtari.Tani qe ti dhe shefi yt kerkoni te na i rivendosni diktaturen ne forme tjeter, te siguroj se serish do te deshtoni. Urretja ndaj diktatures ka zgjuar energjine e dikurshme. Edhe te atyre qe ju kane votuar!
Sepse kam shume miq e shoke te majte qe po shokohen nga kjo qe po beni.

Por deri ate dite te zeze per ju, po te rikujtoj edhe nje mencuri ballkanase, nga i madhi shkrimtari satiriko- filozof, Kosta Varnalis.
-“Racen e policeve mos e trembi kur ata kafshojne popullin. Sepse pastaj ai, populli, nuk ka me frike, nga asnje qen me uniforme”

Me thane se ti ke lexuari edhe libra, pervec dogmave ushtarake.
Atehere mesoje edhe kete te nje kollozi tjeter, ”
-qe satiriku eshte ai humorist, me te cilin nuk behet shaka”

Comment

*