Plagoset me pistoletë në atentat një 28-vjeçar në Tiranë

Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka marrë një telefonatë në numrin e emergjencës, se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K.,  28 – vjeç . Sipas të dhënave paraprake 28 – vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me  të bardha, rreth 1 e 60  i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

Ndërkohë i plagosur  është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Comment

*