Plaka në Labinot që mban fshehur e kujdeset për “Enver Hoxhën”

Nga Ruben Avxhiu

Një familje në fshatin Labinot, afër Elbasanit, në Shqipëri, ka marrë në shtëpinë e saj një nga shumë statujat e Enver Hoxhës që u rrëzuan në vitin 1991.
Një shkrim i AFP-së tregon se si familja e fshehu statujën, në plevicë, që të mos shkatërrohej nga revolta e viktimave të diktaturës apo nga trafikantët e skrapit.
Sabire Plaku, tashmë 85-vjeçare thotë se nuk ka më fuqi që ta mirëmbajë statujën e fshehur, ndonëse ndihmohet nga vajza e saj 65-vjeçare. Çatia e kasolles rrezikon të bjerë etj.
Një bashkëfshatar i saj Sheqet Burraj thotë se statuja duhet të vendoset në muzeumin ku ka qenë, jo për ta lavdëruar Enver Hoxhën por që të shqiptarët të kuptojnë më mirë historinë dhe mund të sjellë vizitorë dhe turistë në fshat.
Labinoti është një fshat i humbur, por ka një vend të veçantë në historinë komuniste të Shqipërisë, sidomos për episodin e themelimit në 10 korrik 1943 të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të komunistëve gjatë luftës. 10 Korriku u shpall më vonë nga regjimi komunist si Dita e Ushtrisë.
Çfarë ndodh në këtë shtëpi që flenë ende me Enver Hoxhën aty pranë është një mister më vete.
AFP-ja e ka zbuluar këtë rast të rrallë që ka mbijetuar nga monumentet, statujat dhe pikturat e panumërta që u krijuan për diktatorin gjatë komunizmit.
Një prej autorëve më të njohur të tyre, skulptori i njohur Muntaz Dhrami është ende gjallë, 84 vjeç, në Tiranë. Munumenti 80-tonelatash prej mermeri që ai i ngriti diktatorit në Gjirokastër është bërë copë e çikë.
“Ia thyen hundën, dorën, ia prenë kokën. Pastaj koka e sollën deri në Tiranë për ta shkatërruar”, tregon Muntazi. Dikush i solli një copë këmbe nga monumenti i diktatorit, të cilën e ruan ende në shtëpi.
Skulptori është paksa filozofik për këtë punë: “Unë nuk krijova diktatorin. Unë krijova një vepër arti”, thotë ai.
Njerëzit duket se kanë pak kohë se çfarë duhet bërë me këto “vepra arti”, në Shqipëri. Njëherë e një kohë, thyerja e shkatërrimi i tyre ishte sporti i ditës. Sot, nuk ngjallin më shumë interes. Sigurisht vështirë se do të ngjitet njeri deri në Labinot për të shkatërruar këtë që ka mbetur.

Shkrimin në anglisht mund ta lexoni këtu: https://www.bangkokpost.com/world/1953072/one-familys-vigil-to-protect-the-memory-of-albanias-dictator

One Response to “Plaka në Labinot që mban fshehur e kujdeset për “Enver Hoxhën””

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Eufori e vandalizmes,sh katerro gjithcka qwe eshte dnertua ne Komunizem,madje edhe shkolla e objkete kulture.Ishte nje panatyrsh meri e vandalizmes qe nuk ishte pare ndonjehere.Madje flitet e thuhet, bile disahere ne RTP dolen te krekoseshin do ahjrie Spikerice e do “spika” serbo,alazias e rome se,kete “rrenim” te shtatores se Enverit ne Tirane e bene ata shtetas joshqiptare te paguar me pak modesha, tani vershoi edhe nje “turme pa tru” pas tyre. Kjo qe ndodhi ne S hqiperi me shtatioret e monumentet komuniste,nuk ka ndodhur askund nder shtatet ku pat rene sistemi komunist.Kuj tojme vetem rrenimin dhe vandalizmen e Varrezave te deshmoreve,kur G.PASHKO nxorri eshtrat e lidereve komunst,mes tyre edhe te babait te Tija.

Leave a Reply to Gege Kosova Cancel reply

*