Platformë online për regjistrimin e emigrantëve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se saktësimi i adresës nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, tashmë mund të bëhet online përmes platformës “e-Albania”, pa pasur nevojën për t’u paraqitur në zyrat e Gjendjes Civile.

Çdo shtetas shqiptar i cili ka një adresë të pasaktësuar ende, mund ta saktësojë atë duke u loguar në platformën “e-Albania” me kredencialet e tij, ku një nga rubrikat që shfaqet aty është edhe ajo e saktësimit të adresës.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14419

Mjafton që qytetari të logohet, të japë kredencialet e tij, të klikojë te “bashkia”, më pas te “njësia administrative” dhe kështu me radhë te të gjithë rubrikat përbërëse të gjendjes civile për të saktësuar adresën e tij.

Qytetari duhet thjesht të ngarkojë një dokument, i cili e lidh vetë personin, shtetasin, me adresën ku ai banon dhe në pak minuta adresa saktësohet nga nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile, i cili e merr informacionin nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Në këtë mënyrë, shtetasi do të ketë një adresë të rregullt, funksionale, nëpërmjet të cilës do të mund të përfitojë të gjitha shërbimet që lidhen me adresën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se për më shumë informacion klikohet linku https://bit.ly/38teCSV

Comment

*