Plis-i Shqiptar, Pileus-i Latin dhe Pilos-i Grek

Agron Biba

Shkruajta para do kohe për rëndësinë e kremtimit të Festave të Lashta Pagane Shqiptare, sepse aty strukur fle dhe VULA e vërtetësisë së autoktonisë të kombit Shqiptar në Gadishullin Ballkanik ose Ilirik.
Përqëndrohemi tek Dita e Verës në fushëgropen e Ohrit dhe Strugës, dhe mbajtja dhe veshja me krenari deri ne ditët e sotme të Plisit të bardhë Shqiptar.
Si e kanë matur kohën, cili ka qenë kalendari i bujkut ilir-arberor-shqiptar ?
Keni degjuar ndonjiherë për shprehjen Gjemrie / Gjumrie ?
Kjo është një shprehje arkaike që edhe sot e kësaj dite përdoret nga bujqit në fushëgropën e Ohrit/Strugës nga të gjithe bujqit, pa marr parasysh se janë shqipfolës, vllehofon, sllavofon ose turkofon.
Është një shprehje në sllavisht e cila thotë -Gjemrije Gjumrie, Vollojte Umrie- e përkthyer në shqip do të thotë, – Gjemrie Gjumrie, por Qete* Ngordhën- .
*Është fjala për shumësin e kafshës Ka-për lavrimin e tokës.
Bujku pra, duhej të dinte përgjigjen e pyetjes kryesore në aktivitetin e tij të parë lidhur me pjellshmërinë e -nënës tokë-.
Cila është dita kur bujku mund të nis dhe t’a punojë tokën me lavr?
Përgjigjeja më e drejtëpërsëdrejtë është-Dita e parë pasi bujku dhe familja e tij e kanë festuar Ditën e Verës.
Pra data e saktë është një ditë pas 14 Marsit, 15 Marsi.
Atëhere për ilustrim, përshkruajmë edhe dy datat e tjera të cilat kanë të bëjnë kryesisht dhe kryekëput me aktivitetin bujqësor dhe blegtoral.

 

Data 6 maj dhe Data 8 Tetor.

Është vërtetuar tani më, me mijëra artikuj dhe filma dokumentar shkencor që krishterimi i mbështolli në vetvehte, duke përvetsuar datat e rëndësishme të paganizmit duke ua veshur në emërtim të një shenjtori kristijan.
Kështu ka ndodhur me datën 6 Maj, që është Dita e Shën Gjergjit dhe Datës 8 Tetor, që është Dita e Shën Dhimitrit, ose e njohur me mirë si Dita e Shën Mitrit.
Dihet se periudha ndërmjet Shëngjergjit dhe Shmitrit ishte periudha kur Bujku varfanjak, lidhte punën e tij tek prona e Feudalit të Pasur. Pra, puna e bujkut të lidhur për pronen e pasanikut Feudal, lidhej në Shëngjergj, dhe mbaronte në Sh.Mitër, ose pushimi dhe shkëputja nga puna në pronen e pasanikut, fillonte për Sh.Mitër dhe mbaronte për Shën Gjergj.

Këtë që do ta shkruaj në vazhdim është vetëm përçimi i hulumtimit që ka bërë Imedi Biba (babai im), duke pyetur pleqët e Ohrit se cfar kuptimi ka fjala Gjemrie Gjumrie. Përgjigjen e ka gjetur nga një plak turk i Ohrit, i quajtur Reshat.
Reshat abei ka thënë, se bujku numëronte 105 ditë nga Shën Mitri, ose Shmitri (si njihet në popull dhe dita kur tradicionalisht në tryezë hahet kungulli). Pra, nqs bujku vendoste 105 kokrra groshë në një vorbë(një për çdo ditë), dhe cdo ditë nxirrte nga një kokërr….në momentin kur kokrrat e groshës do të mbaronin, bujku kishte dalë në Gjemrien e Parë.
Gjemrija e Parë është dita kur fillon dhe për 7 ditë të tjera ngrohet Ajri.
Gjemrija e Dytë është kur fillon dhe për 7 ditë të tjera ngrohet Uji, dhe
Gjemrija e Tretë kur fillon dhe ngrohet Toka, dhe kjo është në Datën 14 Mars, kur Festohet Dita e Verës, dhe të nesërmen Bujku mundet lirisht të bëjë carjen e tokës me Lavr.

 

Vrasja e Jul Çezarit

Data 15 Mars e vitit 44 para Eres se Re, eshte data kur senatoret e Romes e vrrane uzurpuesin e pushtetit apsolut mbi Republiken Romake te perfaqesuar nga Senati Romak.
Ishin 60 Senatore qe shpuan Jul Çezarin me 23 shpime hakmarrese per grykesine pushtetare te Çezarit. Me kalimin e kohes, Çezari e prishi imazhin e vet te pushtetarit te suksesshem, duke pervetsuar ingerencat e Senatit, dhe duke u bere nje Dhespot Apsolut.
Pra, Senati Romak zgjodhi pikerisht Diten e Pare te vitit, kur Senati kishte takim solemn per te diskutuar ardhmerine e Republikes Romake, per ta vrarre Perandorin. Nder ato te cilet futen thikat ne trupin e Çezarit, ishte dhe Bruti (Brutusi), bir i adoptuar dhe i ritur nga vet Jul Çezari, i cili i kishte mbjellur nje dashuri hyjnore Brutit per Republiken Romake, e cila u tregua se ishte shume here me e madhe nga dashuria per Babin e adoptuar. Bruti veproi ashtu si e kishte edukuar vet Cezari. Nga kjo ngjarje rrjedh dhe proverbi i njohur, ose fjalet e fundit qe belbezoi Jul Cezari ne agonine e vdekjes….-A edhe ti bir Brutus?-. Deri ketu, kjo eshte thene dhe sterthene ne gjitha shkollat serioze ku mesohet Latinisht, dhe ne te gjitha Teatrot Boterore ku eshte luajtur Tragjedija e njohur e Shakespeare-it, Jul Cezari.
Por cfar ndodhi 2 vjet me vone, ne vitin 42 Para eres se Re ?
Per cellime komemorative, pra shenimit dhe nenvizimit te rendesise se madhe qe Bruti i jepte kesaj date(15 Mars), ai farkon monedha me nje pamje qe do ta pershkruaj dhe do te mund te shihni ne fig.42.
Shihen qarte, DY THIKA dhe shkrimi EID MAR. Ndersa mes dy thikave eshte dicka qe ngjan me Plisin Shqiptar ?!?
Dhe po, ky eshte Plisi Shqiptar ose Pileus-i Latino Romak, ose Pilosi Greko i Lashte.
Cfar ka dashur te thote Bruti me kete simbolike ?
EID MAR eshte data 15 Mars, idet e marsit, si quheshin, ndersa dy thikat simbolizojne vrrasjen e Jul Cezarit.
Ndersa Plisi, Pileusi, Pilosi simbolizon Lirine.
Bruti aludon ne traditen Romake te adoptuar nga tradita Ballkanase Iliro-Greke, ndoshta me nenshtrese akoma me te lashte Pellazgjike, kur robit/skllavit te roberuar i jepej lirija.
Kur robi lirohej, ceremonia shoqeruese ishte qe mbi koken e tij vendosej nje ksule te bardhe leshi, dhe goditej me nje shkop thane te quajtur Invictus….dhe ky person lirohej dhe quhej i lire.
Per tjetren nuk kam shume nevoje te spjegoj. Dilni neper qyetet tuaja kudo qe jetoni shqiptar.
Dilni ne dite tregu/pazari, dhe shikoni krenarine e pleqve qe vijne nga fshatrat perreth. Shikoni se si edhe sot e kësaj dite mbajnë Plisin e bardhë në varijantet e tyre Dibrane, Kosovare, Vlonjate, Tironse, Lumjane, Hasjane etj etj……
Ky është pra madhërija e tij. Plis-i Iliro/Shqiptar, ose Pileus-i Romako/Latin, ose Pilos-i Grek/i Lashtë.

Shqiptarët, kudo që janë,
një detyrë e kanë
Që të thonë qartë
se e kujna asht kjo tokë?
Duhet të mbajnë Plis në kokë.

Agron Biba
Shkup 2 Mars 2016

Comment

*