Po na shalojnë, sepse janë bashkë

Av. Sokol Hazizaj

Avokat Sokol Hazizaj

Kuptimi etimologjik I fjalës “shaloj’ është I thjeshtë, që do të thotë “I vë shalën kalit a mushkës dhe e përgatit për udhëtim; e shtoj dhe e mësoj kalin a mushkën për t’i hipur. Shaloj kalin (pelën, atin, gjogun, mëzin, mushkën)”, ndaj duhet pranuar se haptazi dhe qartë se ata po na shalojnë, sepse edhe kur anët politike janë kundër, janë bashkë.

Rasti më I mirë janë zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat provuan dhe një herë që shaluesit provuan haptazi dhe solemnisht që janë bashkë, sepse sot dhe tridhjet vjet kanë të njëjtën sëmundje të pashërueshme, antinjëriun.

Madje të jesh I tillë sot, çnjerëzor, nuk ka asgjë të keqe, përvecse je triumfator. Në se tradicionalisht përmendet rëndom fjalia “përça dhe sundo” (divide e conquer), themelin matematikor të saj shumë rallë e dinë që nënkupton një prej teknikave më të shpeshta të përdorura nga algoritmet e ndryshme bazuar në parimin socio-politik të përcarjes ose ndarjes dhe sundimit.

Kjo teknike ka për qëllim që një problem ta ndajë në pjesëza të natyrës së njëjtë, të ofrohet zgjidhja për këto dhe në fund ofrojnë bashkimin e këtyre të fundit në zgjidhjen totale, e cila mund të vij si zgjidhje kundër pjesës më të madhe të tyre.

Çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e 30 qershorit, në se do quheshin zgjedhje, ndonëse po provohet dita ditës që janë të gjithpranuara.

Në vështrimin kronologjik citoj se sipas Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018, Presidenti Republikës shpalli datën 30 qershor si datën e zgjedhjeve të pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë.

Në 10.06.2019 Presidenti Republikës nxori dekretin nr. 11199, nëpërmjet të cilit shfuqizonte Dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018 të tij, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Më pas me Dekret nr. 11211 shpalli si datë zgjdhjesh të pushtetit vendor datën 13 tetor 2019, të cilat as nuk u zhvilluan dhe as nuk u përfolën.

Në përgjigje të akteve (dekreteve) të sipërcituar, nga data 13 qershor deri në datë 24 qershor, Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve, mazhoranca parlamentare ndërmorën veprime gjajsme ligjore kundër sipërmarrjes së presidentit të republikës dhe akteve të tij.

Veprime të cilat për nga shkaku ligjor dhe referenca ligjore nuk kanë asgjë të përbashkët me hierarkin institucionale, le pastaj për nga referimet ligjore.

Dhe në fund, si qershia mbi tortë ishte dhe është ngritja e komisionit hetimor.

Madje po të shihet me vëmendje opinioni I Komisionit të Venecias sa I përket situatës jo ligjore të para 30 qershorti, vështirë se gjen shembuj të vendeve europiane të konsoliduara, objektiv të cilin ne aspirojmë, përvec se eksperiencat e proceseve zgjedhore ne Kosta Rika në vitin 2002, Estonisë në vitin 2002, Azerbaxhanit në vitin 2001, apo dhe Koresë, ndaj bëjnë sikur shqetësohen për mos hapjen e negociatave.

Normalisht për shkak se faktorët politik tek ne, për nga vitet dhe eksperiencat që kanë si në zbatim të parimeve kushtetuese dhe në moszbatim të tyre, e dinë shumë mirë që presidenti republikës ka kompetencën për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe aspak një organ tjetër.

Kjo vjen për shkak të pozitës neutrale që Kushtetuta shqiptare i cakton Presidentit të Republikës si “Kreu i Shtetit”, si organi që “përfaqëson unitetin e njerëzve” (neni 86 Kushtetutës).

Gjithashtu të njëjtët aktor e dinë shumë mirë se autoriteti i presidentit është mbi politikën, sepse nuk është e rastësishme që kushtetushmërisht statusi më i lartë midis autoriteteve publike i jepet Presidentit për nga paanshmëria e sjelljes dhe pozicioni kushtetues i tij.

Ndaj në përgjigje të një provokimi sa ligjor dhe jo ligjor të Presidentit të Republikës, maxhoranca nëpërmjet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me Vendim nr. 836 rrëzoi pretendimin e partie në aleancën e saj e quajtur “PYK” për tu çregjistruar nga zgjedhjet vendore.

Kjo e fundit nga ana e saj iu drejtua Kolegjit zgjedhor, i cili me vendim nr.150, datë 16.06.2019 la në fuqi vendimin e KQZ dhe u shpreh mbi një gjë të pakërkuar, si ofertat e pakërkuara në prokurimet publike.

Mjafton kaq dhe kuptohet që rezultati ishte i garantuar dhe i gjithpranuar.

Dhe nuk ka se si që aktorët politik të majtë dhe të djatthtë nisur nga njohja që kanë, eksperienca dhe pse jo mënyra e shëmtuar, cinike e të sajuarit shpesh të konflikteve, të mos kenë llogaritur rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nisur nga ky gjykim, konfliktin nuk e kishin me njëri tjetrin, por me zgjedhësit, sepse për ata duhej që cdo gjë të shte e ngrenshme, e përceptueshme si betej politike, dhe e pranueshme.

Rezultati erdhi vetiu, votat u numëruan, u shpall fituesi, u larguan të humburit se nuk morrën pjesë, dhe pse ngeli ende një i barabart mes tyre (Shkodra), por ska gjë rezultati u arrit, u njoh si i tillë, ndonëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor tejkaloi kompetencat e veta.

Në fund zgjedhjet janë të “qytetarëve”, ndonëse aktet administrative dalin në tejkalim të ligjit.

I rëndësishëm është rezultati, jo procesi.

Të ruajmë reshtin, ky është thelbi procesit dhe kur ai është jo ligjor dhe jo qytetar.

Sërish për të arritur në të njëjtin konkluzion mjafton të vështrosh situatën paszgjedhore.

Zgjedhjet për heqimët tanë nga njëra anë janë nul dhe nga ana tjetër konsiderohen të ligjshme.

Por në thelb ata sërish janë në të njëjtin pozicion në raport me shtetasit e vet, pra përça dhe sundo.

Për këtë mjafton t’i drejtohesh teorisë së Ultra Vires (përtej fuqisë), kupton qartë se organet që legjitimuan këto zgjedhje me vendimarrjen e tyre nuk bënë asgjë më tepër se atë cfarë Presidenti Republikës dekretoi, pra tejkaluan kompetencat.

Rezultati nuk është i qytetarëve por i organeve që prodhuan ato në favor të reshtimit të rënë dakort diku dhe dikur.

Në kushtet e tejkalimit të kompetencave si nga ana e presidentit të republikës dhe nga administruesit e zgjedhjeve, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, është prodhuar një produkt sa jo legjitim dhe i pajustifikuar për të ushtruar fuqin ligjore.

Ndaj dhe për më tepër cdo thashethemnajë mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës është një lojë, e cila nuk ka në qëndër një realitet ligjor, por një betejë e cila sjell risi pozitive vetëm për lidershipin dhe jo për qytetarin.

Shala sipas përkufizimit etimologjik nuk është vetëm njëdimensionale dhe për një lloj kafshe pune, por kur prodhohet, bëhet për të gjitha llojet e kafshëve punëtore, në forma dhe përmasa të ndryshme.

Në këtë kuptim është edhe reforma për drejtësi, si dhe zgjedhjet vendore, nuk shërben për qytetarët, kur në të vërtet të vetmit që kanë prekur pasojën e padrejtësisë mbi votën, pronën, familjen, shëndetin dhe shkollimin janë qytetarët dhe jo “kalorësit”, apo heqimët.

Mjafton të kujtosh që dy momentet për dhe mbi të cilat është ngritur reforma në drejtësi, të cilat kanë qenë përceptimi qytetar dhe tejzgjatja e procesit të dhënies së drejtësisë, ose ndryshe zvaritjet e proceseve të gjykimit.

Mbi këto dy shtylla u sajuan shumë gojëdhëna, histori të së kaluarës vetëm e vetëm në justifikim të një procesi shpresëdhënës, konkluzioni i së cilës do të sillte përceptim të drejtë mbi një drejtësi ligjore pse jo dhe platonike, por dhe zgjidhje të shpejtë të realiteteve gjyqësore.

As njëra dhe as tjetra nuk kanë filluar ende të duken në tynelin e dhënies së drejtësisë, përkundrazi drejtësia ka marrë formën dhe përmbajtjen e një gjëje të shëmtuar, të pangrënshme, që të bën të nxjerrësh gjithcka ke përtypur si të mirë.

Në se më parë ndesheshe dhe me gjyqtarë apo prokurorë të moralshëm por jo profesional dhe të kundërtën, sot zhvillon gjyqe me gjyqtarë dhe prokurorë të detyruar të gënjejnë duke u masturbuar me moralin dhe dinjitetin njërëzor nga frika e vetingut.

Sot aktorët e drejtësisë, ata që kanë ngelur pa u verifikuar janë bërë si kurrizdalët që lumturohen kur ka më keq nga ata, pra kur gjejnë njerëz më të krrusur që mund ti shalojnë nëpërmjet ligjit.

Aktorët politikë përpiqeshin të dukeshin sikur i kishin studiuar termat dhe organet e drejtësisë e të ardhmes, por në të vërtet dialogonin për pengesat ndaj tyre, dukeshin sikur polemizonin në qëndrime të ndryshme, por shumë shpejt zinin vendin e triumfatorit të realizimit të shumicës ligjore për miratimin e reformës, duken sikur janë të gatshëm në zbatimin e saj, por bëjnë të kundërtën duke stigmatizuar mediatikisht ose duke ngritur gracka mbi termat dhe individët që shprehin vullnetin për të kandiduar.

Mjafton të shohësh ndryshimin midis kohës së krijimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në vitin 2003, me kohën që po merr krijimi i gjykatave antikorrupsion, mjafton të krahasosh dhimbjet që ka pësuar drejtësia në këto 30 vjet me situatën e paprecedent të mungesës së aksesit në gjykatë në mungesë të Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetuese.

Nuk mendoj dhe shpresoj që shpërblimi i përceptimit negativ mbi drejtësinë të mos jetë i barasvlefshëm me mohimin e saj.

Në se do të ishte e tillë, vetëm demokraci e referuar në ligj nuk quhet.
Por cfarë është atëhere?
Përgjigja është e thjeshtë, shalim, ose ndryshe na kanë shaluar ne kuajve, mushkave dhe po na përgatisin për udhëtim sepse aktorët politikë nuk janë kundër, por janë bashkë.

Comment

*