Poetja amerikane Louise Glück fiton çmimin Nobel për letërsi

Stokholm, 8 tetor 2020 – Poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsi.

Akademia Suedeze vlerësoi atë që e quajti “zëri i pagabueshëm poetik i zonjës Glück që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën njerëzore universale”.

Louise Glück ka botuar 12 përmbledhje poetike dhe është nderuar më parë me Çmimin Pulitzer dhe Çmimin Kombëtar të Librit.

Çmimi Nobel i letërsisë është vetëm njëri në grupin e çmimeve të dhëna këtë javë. Secili shoqërohet me një shumë prej 1.1 milion dollarësh.

Të premten shpallet Çmimi Nobel i Paqes.

Çmimi në kimi iu dha dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.

Tre shkencëtarë fituan të martën Nobelin e fizikës për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.

Po ashtu tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

(Zëri i Amerikës)

Comment

*