Poezi dhe mençuri lashtësie

Astrit Lulushi

Astrit Lulushi

Kënga e Këngëve, e quajtur shpesh si Kënga e Solomonit*, është një nga dy librat në Bibël që nuk përmendin Perëndinë. Tjetri është libri i Esterit.
Shkurtimisht, Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe martesën e një vajze. Disa përkthyes mendojnë se kjo grua e re mund të ketë qenë Abishag, gruaja e mbretit David. Edhe pse Abishag flinte me Davidin, ajo mbeti e virgjër. Pas vdekjes së Davidit, djali i tij Adonija e donte Abishagin për grua, gjë që do të thotë se ai kishte pretendim për fronin. Solomoni, trashëgimtari i vërtetë i mbretërisë, e vrau Adonijahun dhe mori Abishagin për vete.
Në fillim të mbretërimit, dashuria e Solomonit u bë një përvojë emocionuese. Më vonë, megjithatë, ai e shkatërroi këtë mistikë duke marrë qindra gra dhe konkubina.
Kënga e Këngëve është një nga librat e Poezisë dhe Urtësisë, për dashurinë shpirtërore dhe fizike midis një burri dhe një gruaje. Përkthyesit e lashtë këmbëngulnin se poema përmban një kuptim më të thellë simbolik, siç është dashuria e Perëndisë për Izraelin e kohës së Dhiatës së vjetër. Por dijetarët e kohës moderne thonë se poema Kënga e Këngëve të Solomonit ka një aplikim më të thjeshtë dhe praktik: se si burri dhe gruaja duhet të trajtojnë njëri-tjetrin.
Kjo e bën Këngën e Këngëve shumë të rëndësishme sot. Me shoqërinë sekulard që përpiqet të ripërcaktojë martesën, Perëndia urdhëron që martesa të jetë midis një burri dhe një gruaje, apo që seksi të kufizohet brenda martesës. Seksualiteti është dhurata e Perëndisë për çiftet e martuara dhe Kënga e Këngëve e feston këtë dhuratë. Si poemë e Urtësisë, Kënga e Këngëve është një manual udhëzues për llojin e dhembshurisë së ndërsjellë që duhet të ketë një çift gjatë martesës.

“Shumë ujëra nuk mund ta shuajnë dashurinë; lumenjtë nuk mund ta shtyjnë atë larg. Nëse dikush do të jepte gjithë pasurinë e tij për dashuri, do të ishte krejtësisht i përbuzur”

Mbreti Solomon përgjithësisht njihet si autori i Këngës së Këngëve, edhe pse disa studiues thonë se kjo është e pasigurtë. Kënga e Këngëve të Solomonit u shkruar afërsisht rreth viteve 940-960 pes.
—-
*Solomoni ishte mbret i Izraelit rreth viteve 900 pes. Forca më e madhe e tij ishte mençuria. Në një episod biblik, dy gra në pallatin e mbretit Solomon për të zgjidhur një mosmarrëveshje. Të dyja ato jetonin në të njëjtën shtëpi dhe sapo kishin lindur, por një nga foshnjat kishte vdekur. Nëna e fëmijës së vdekur u përpoq ta merrte fëmijën e gjallë nga nëna tjetër, duke thënë ishte fëmija e saj. Dëshmitar nuk kishin dhe gratë filluan të grindeshin.
Ato i kërkuan Solomonit të përcaktonte se cila nga të dyja duhej ta mbante të porsalindurin. Me mençurinë e tij të mahnitshme, Solomoni sugjeroi që djali të pritej më gjysmë me shpatë dhe të ndahej mes dy grave. E tmerruar, gruaja e parë, fëmija i të cilës ishte gjallë, i tha mbretit: “Të lutem, zotëria im, jepja fëmijën gruas tjetër, mos e nda më dysh!” Ndërsa gruaja tjetër tha: “Ndaje, kështu që asnjëra të mos e ketë”. Solomoni vendosi që gruaja e parë ishte nëna e vërtetë, sepse ajo preferonte më mirë të braktiste fëmijën e saj sesa ta shihte të copëtuar.
Kjo urtësi e Solomonit përçmohet nga politikanë të kohës sonë, që popullin e trajtojnë si foshnje, ndërsa tallen e qeshin me duart e futura thellë në thesin e buxhetit.

Comment

*