Poezi nga Fuat Memelli

LULET ÇELËN NË SHPIRTIN TIM*

 

Një vit i gjatë, ja po ikën

Bileta gati, për fluturim

Këtu ende është dimër

Veç lulet çelën,në shpirtin tim.

 

Numëroj ditët që kanë mbetur

Si ushtarët, para lirimit

Me siguri kam për t’u dehur

Nga kupa plot e gëzimit.

 

Nuk di ku të shkoj më parë

Janë plot ata që presin

Të çmallen ca me mërgimtarë

E ndonjë gotë ta përmbysin.

 

Një copë gur do mar me vete

Si jastëk,dua ta kem pranë

Ta ledhatoj kur kam mërzitje

E të shuaj pakëz mallë.

 

*Më 28 prill mbrij në Tiranë

Boston, 22 shkurt 2018

 

 

 

KUR DËGJOJ QË FLITET SHQIP…

 

Papritur, këtu ku ndodhem

Fjalë shqip, ndodh që dëgjoj

Si fëmijë, lumturohem

Edhe hapin e shpejtoj.

 

I afrohem pa e njojur

Dhe e pyes: nga ç’rreth je?

Sytë gati të përlotur

Veç nga malli, për atdhe.

 

Zemë e  flasim shqipen tonë

Gjuhën tonë të bekuar

Minutat ikin, fluturojnë

Ne aty, mbesim gozhduar.

 

Porsi mua, u ka ndodhur

Mërgimtarëve anembanë

Kudo që era, i ka hedhur

Gjuhën e nënës, ilaç kanë.

 

Boston, prill 2018

 

 

 

 

NJË FUSHË E RRALLË MAGNETIKE

 

Thurim plane në familje

Me pushime, të shkojmë diku

Te një vend në Karaibe

Buzë oqeanit, me sytë blu.

 

Po mua kërraba, s’më tërheq

I ngopur jam, me ato që pashë

Spirancën dua që ta hedh

Aty ku jetën time lashë.

 

Veç ky magnet, sot më tërheq

Ka fushë të rrallë magnetike

Formula e tij jo, nuk u gjet

S’e shpjegon dot, shkenca fizike.

 

Veç mërgimtarët, e dinë  sekretin

E kanë të kyçur, thellë në zemër

Gjeni çelsin dhe u hapni gjoksin

Veç fjalës “mall”, nuk ka gjë tjetër.

 

Boston, 26 mars, 2018

 

 

 

KAFEJA E MËNGJESIT

 

Mezi pres kafenë e mëngjesit

Me atë dita ime nis

Si ilaç i bëhet shpirtit

Perden e natës ma gris.

 

Shtëllunga mendimesh tjerr

Kur kafenë ngadalë rrufis

Për jetën që iku e s’vjen

Për ditën e re që nis.

 

Ndonjë filiz poezie aty çel

Dhe pret ta mbjell në arë

Mar lapsin e nis e mbjell

Në arën e letrës së bardhë.

 

Janar, 2018

 

 

DY PLEQ TË HARRUAR

 

I shoh ata ç’do ditë

Ulur pranë e pranë

Dy pleqtë e urtë

Më këputin xhanë.

 

Fëmijët ikën larg

Si kërcuj ata i lanë

S’kthyen kokën pas

Harruan çfarë i kanë.

 

Nga dera sytë i ngelën

Presin dikush t’i trokasë

Të trishtë e ngrysin ditën

Të trishtë dhe çdo natë.

 

Shpesh i them ndonjë fjalë

Plagën dua t’ja mjekoj

Çelen pak pleqtë e urtë

Pastaj trishtimi i mbulon.

 

Më dhimbsen tek i shoh

Dy pleqtë e harruar

Akujt s’i kanë borxh

Kështu fati i qe shkruar.

 

Dhe tek ne ka pleq të tillë

Të braktisur, të harruar

Do vijë për fëmijët një ditë

Këtë borxh për ta paguar.

 

Boston, 15 dhjetor, 2017

 

 

 

 

MALL PËR DËBORËN

 

Sërish në Boston ra dëborë

S’mund të ikte kaqe shpejt

Është mysafire që shkon vonë

Kur pranvera lulet çel.

 

Ato flutura, larg më çojnë

Te ato anë nga kam ardhë

Sa në Sinicë e në Devoll

Sa në Korçë e në Dardhë.

 

Aty dëbora ish më e ngrohtë

E flokët ngjanin si petale

Kur nisnin rrugën për në tokë

Sikur loznin ndonjë valle.

 

Ato vite, tashmë janë tretur

Dëborën e  Bostonit kam pranë

Për dëborën tonë, malli ka mbetur

Kjo e dyta, s’ma ngroh xhanë.

 

Boston, 7 shkurt 2018.

 

 

 

 

 

PAS DISA VJETËSH….*

 

Pas disa vjetësh u bashkua

Familja jonë, tre shtete ndarë

Ca lotë gëzimi rrodhën nga mua

E janari u bë pranverë.

 

E ëndëronim këtë ditë

Se malli na kish marë

Kështu qënka e thënë të jetë

Si zogjë e korbit të shpërndarë.

 

Vendi ynë s’na mbajti dot

I bukur por me halle

Ndaj morëm rrugën nëpër bot’

Kaptuam male e oqeane.

 

Zogjtë siç ardhën u shpërndanë

Te foletë që kanë ndërtuar

Ndoshta një ditë do jemi pranë

Zjarrin e mallit për ta shuar.

 

Zogj shtegëtarë nëpër botë

Si ne, ka miliona të tjerë

A do vijë vallë ajo ditë

Njerezit të rrojnë ku kanë lerë?

 

E di, kjo s’ndodh asnjëherë

Bota në lëvizje do të jetë

Veç Atdheu mos i përzerë

Njerezit të rrojnë ku duan vete.

 

Boston, 2017

 

 

 

 

NË QIRI TE VARRI I NËNËS

 

-Kushtuar emigrantit A.SH.-

 

Pak fjalë, nxorri prej zemrës

Kur do nisesha për atdhe:

-Një qiri te varri i nënës

E një lot, shkau përdhe.

 

Një merak i kishte mbetur

Që s’i hodhi një grusht dhe’

Merakun koha, s’ja ka tretur

Në shpirt i ka bërë fole.

 

Vetëm letrat e penguan

Që s’u nis për Shqipëri

Ato dhimbjen ia shtuan

Emigrantit devolli.

 

Sigurisht, një ditë do shkojë

Një qiri të ndezë për nënën

E një tufë lule do t’i çojë

Të mjekojë, pakëz zemrën.

 

Boston, 24 prill 2018

Comment

*