Poezitë e 18-vjeçares Erona Tasholli morën vëmendjen e publikut gjerman (video)

Vajza me origjinë nga Kosova, 18-vjeçarja Erona Tasholli, është duke marrë vëmendjen e publikut dhe të medieve gjermane me poezitë e saj emocionuese, shkruan gazeta gjermane “Main-Echo”.

Erona, e lindur, e rritur dhe e shkolluar në Gjermani, ka depërtuar në jetën kulturore dhe në shtypin gjerman me pasionin e saj për shkrimin imagjinativ. Ajo është bërë një zë shqiptar. me krijimet e saj letrare origjinale, shkruan gazeta gjermane, raporton Insajderi.

Erona, me poezinë e saj ka udhëtuar në shumë qytete të Gjermanisë. “Poetry Slam”, është lloj i poezisë që asaj i ka dhënë shkëlqimin artistik. Ky lloj i poezisë moderne është zbuluar shumë herët në Amerikë, por në Gjermani ka ardhur në fillim të këtij shekulli. Liria që i ofron ky lloj i poezisë, ka bërë që Erona të zhytet në këtë lloj të shkrimit.

Javën që vjen, Erona do të moderojë një mbrëmje letrare, një garë poetike në të cilën marrin pjesë krijues nën moshën 25-vjeçare, të cilët do t’i lexojnë krijimet e tyre letrare.

Kjo mbrëmje letrare, e cila mbahet për herë të dytë, përkrahet nga kryetari i bashkisë, Andreas Fath.

Erona Tasholli, e cila do ta udhëheqë këtë mbrëmje, është e angazhuar në integrimin e fëmijëve të refugjatëve. Ajo dëshiron që pas diplomimit të punojë një vit si vullnetare e Organizatë së Kombdeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.  (r.m.)

 

 

Comment

*