Policia greke sekuestroi një ton marihuanë në Janinë

Janinë, 13 shtator 2019 – Policia greke njoftoi se ka sekuestruar rreth një ton marihuanë në një kamion që u bllokua në hyrje të Janinës, në kufi me Shqipërinë. Shoferi i kamionit që rezulton i vjedhur është një shtetas i huaj, 30 vjeç.

Sipas policsë greke, operacioni kishte nisur në brezin kuftar me Shqipërinë. Dyshohet se lënda narkotike ishte transportuar nga brezi kufitar në sasi të vogla dhe ishte ngarkuar në kamionin që kishte destinacion qytetet në thellësi të Greqisë.

Operacioni antidrogë u krye nga Divizioni i Antidrogës Greke, kurse sasia e narkotikëve të sekuestruar është ndër sasitë më të sekuestruara gjatë viteve të fundit në Greqi.

Ndërkaq, policia shqiptare sot e arrestoi një tjetër pjesëtar të 4 grupeve kriminale që u ndaluan të enjten për aktivitet në fushën e narkotikëve. Numri i të arrestuarve që dyshohet se ishin përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë ka shkuar në 58. (r.m.)

Comment

*