Policia: Shpërthimi në metronë e Londrës ishte incident terrori

Hetimet po vazhdojnë për shpërthimin që ndodhi në kovë me material kauçuku brenda një vagoni në metro

Denion Ndrenika

Policia britanike komunikoi zyrtarisht se ishte incident terrorist shpërthimi që ndodhi në metronë e kryeqytetit Londër pas mëngjesit të së premtes.

Nga shpërthimi që ndodhi rreth orës vendore 09:20 u numëruan përkohësisht 20 persona të plagosur, përfshi disa fëmijë.

Por, policia paralajmëroi rrezikshmërinë mbështetur në dyshime për nëj bombë të dytë pas shpërthimit në stacionin e metrosë “Parsons Green”.

Hetimet po vazhdojnë për shpërthimin që ndodhi në kovë me material kauçuku brenda një vagoni në metro.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se vagoni u flakërua nga shpërthimi që sipas raportimeve mediatike u shkaktua nga një bombë artizanale me lëndë kimike.

Autoritetet publikuan fotografi të personave që pësuan djegie në pjesë të ndryshme të trupit, përfshi fytyrën.

 

Comment

*